(VIDEO) Ish këshilltari i Ivanovit, Darko Kostadinovski zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

(VIDEO) Ish këshilltari i Ivanovit, Darko Kostadinovski zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Pas 10 tentativave, Gjykata Kushtetuese përfundimisht zgjodhi kryetarin. Darko Kostadinovski do të jetë në krye të Kushtetueses për 3 vite. Në tentimet e gjykatës për të zgjedhur kryetarin, pasi Dobrilla Kacarskas përfundoi mandati më 2 qershor, në garë ishin Tanja Vasiq Bozaxhieva, Ana Pavllovska-Daneva dhe Osman Kadriu, por asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese zgjat 3 vjet dhe ai nuk ka të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari kryetarit zgjidhet nga radhët e gjykatësve kushtetues.

Gjykatësi Darko Kostadinovski është aty 5 vite. Ai është doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, në fushën e të drejtës ndërkombëtare, Kostadinovski për gjykatës kushtetues kishte ardhur nga pozita e këshilltarit shtetëror për politikë të jashtme të ish presidentit Gjorge Ivanov. Ka qenë në kabinetin e presidentit nga viti 2001 në kohën e presidentit Boris trajkovski. Nga viti 2006 ka vazhduar angazhimi i tij, duke udhëhequr departamentin për Bashkimin Evropian dhe NATO-s në kabinetin e presidentit Branko Cërvenkovski.

Ai në vitin 1998 ka punuar në projektin e USAID-it, për përgatitjen e ligjeve në Kuvend të Republikës së Maqedonisë dhe ka qenë monitorues në kornizë të projektit të Këshillit për radiodifuzion, për monitorim dhe analizë të mediave elektronike. Në vitin 2015, Kostadinovski ka qenë i emëruar në funksionin e deputetit në Aleancën e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING