(VIDEO) Inxhinjerët kërkojnë të dinë se ç’bëhet me sigurinë e ueb-faqeve të institucioneve shtetërore

(VIDEO) Inxhinjerët kërkojnë të dinë se ç’bëhet me sigurinë e ueb-faqeve të institucioneve shtetërore

Shoqata e inxhinierëve të RMV-së kërkon informacione nga organet kompetente se çfarë po bëhet për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, përfshirë komisionin shtetëror të zgjedhjeve i cili ishte cak i sulmeve kibernetike, ndërsa sulmi i fundit siç thonë ata është në MEPSO. Duke u nisur nga fakti se në mes viteve 2021 dhe 2022 sulmet kibernetike kanë shënjestruar 7 institucione publike, veçanërisht faqet e internetit me domenin zyrtar qeveritar gov.mk., dhe meqë kemi zgjedhje të dyfishta shoqata e inxhinjerëve  ka kërkuar nga ministria e shoqërisë informative dhe administrates, komisioni shtetëror i zgjedhjeve, si dhe nga kryetari i shtetit dhe prokuroria publike, se a janë marrë masa të sigurisë.

SHOQATA E INXHINIERËVE TË RMV

“A janë marrë të gjitha masat e sigurisë së informacionit për të mbrojtur institucionet shtetërore nga sulmet e reja të mundshme, veçanërisht duke krijuar kopje rezervë të të dhënave dhe duke i ruajtur ato në disa lokacione të ndryshme dhe duke përmirësuar dhe mirëmbajtur rregullisht zgjidhjet softuerike të sistemeve të informacionit? A janë marrë të gjitha masat e sigurisë së informacionit për të siguruar një proces të qetë zgjedhor?. ”

Nga atje thonë se më 15 korrik 2020, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është sulmuar faqja zyrtare e komisionit shtetëror të zgjedhjeve, më 8 shkurt 2023 sistemi i informacionit të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe se këto ditë jemi dëshmitarë të një sulmi të ngjashëm kibernetik ndaj të dhënave në MEPSO.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING