(VIDEO) Investim i ri prej 40 milionë eurosh në zonën industriale të Kërçovës

(VIDEO) Investim i ri prej 40 milionë eurosh në zonën industriale të Kërçovës

Kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering (ABEE) do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e baterive elektrike për vetura në Zonën ekonomike – Kërçovë. Nga Ministria e ekonomisë informojnë se investimi total do të arrijë në 40 milionë euro dhe do të hapen 600 vende të reja pune. Marrëveshjen për realizimin e investimit e nënshkruan, sot në Bruksel drejtori i Drejtorisë për Zona Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski dhe pronari dhe drejtori i përgjithshëm i ABEE, Neshin Omar. Nga ministria e ekonomisë informuan se në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, I cili tha se stafi që do të punësohet në fabrikën në Kërçovë do të kalojë nëpër një proces trajnimi për futjen e teknologjive të reja dhe aplikimin e proceseve të punës së teknologjisë së lartë që do të zbatohen në fabrikën ABEE në Kërçovë

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Do të hapen 600 vende pune në të gjitha fazat, që do të thotë reduktim i migrimit dhe hapje të vendeve të reja të punës me kualifikim të lartë dhe me pagesë të lartë jo vetëm për popullatën lokale por edhe për mbarë vendin ”.

Ministri theksoi se  negociatat për investime të reja në vend janë në fazën finale. Ndërsa drejtori i ZIZHT-së, Jovan Despotovski, sqaroi se rroga bruto pë rata që do të punojnë në këtë kompani do të jetë 1 500 euro.

JOVAN DESPOTOVSKI, DREJTOR I ZIZHT-SË

“Plani i përgjithshëm është një investim prej 40 milionë euro dhe 600 vende pune. Paga mesatare bruto do të jetë 1500 euro. Ajo që më gëzon veçanërisht është se mosha mesatare e të punësuarve në kjo kompani tani është 30 deri në 35 vjeç dhe vijnë nga 23 nacionalitete, kompania tërheq talentë nga e gjithë bota dhe besoj se edhe fabrika në Maqedoninë e Veriut do të bëhet qendër që do të tërheqë talentë të tillë”.

Pronari dhe drejtori i përgjithshëm i ABEE, Noshin Omar, tha se është i kënaqur që hyn në këtë partneritet me Maqedoninë e Veriut.  Ai theksoi  se ky projekt paraqet një pikë kthese kyçe në strategjinë e zgjerimit të ABEE .

 NOSHIN OMAR, PRONARI I ABEE

“Jemi të bindur se kjo fabrikë do të kontribuojë në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të forcojë më tej pozitën e saj. ABEE si një lider global në industrinë e sistemeve të menaxhimit të baterive”.

Prodhimi është planifikuar të fillojë në vitin 2024, dhe kapaciteti prodhues i kompanisë do të jetë 300,000 njësi në vit. Avesta Batteries and Engineering, është një kompani inxhinierike e specializuar në gjetjen e zgjidhjeve të avancuara inovative për bateritë dhe sistemet e baterive për aplikime automobilistike dhe stacionare. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif