(VIDEO) Instituti i Politikave Evropiane: Fillimi i vitit nisi me shpresën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

(VIDEO) Instituti i Politikave Evropiane: Fillimi i vitit nisi me shpresën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Tremujori i parë i këtij viti filloi me pritjen e ndryshimeve të dukshme politike në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të miratuara në dhjetor të vitit 2023 shënojnë një moment historik si të parat që ndodhin në fund të një mandati të rregullt në 17 vjet, thuhet ndër të tjera në dokumentin e Institutit të Politikave Evropiane (EPI) “Sundimi i ligjit në funksion të anëtarësimit në BE”.

Мë thej, theksohet se Kuvendi mori kryesim të ri, ndërsa Qeveria njoftoi në dhjetor synimin e saj për të futur legjislacionin që lejon veprimet kundër individëve të përfshirë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

INSTITUTI I POLITIKAVE EVROPIANE

Këto ndryshime përfshijnë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, duke penguar individët të cilët janë në listën e zezë, të mbajnë poste politike, megjithatë këto amendamente janë aktualisht në pritje të miratimin në Kuvend. Formimi i Qeverisë kalimtare në 28 janar, shënon rastin e tretë të një qeverisjeje të tillë në historinë e vendit

Këtë Qeveri kalimtare nuk e mbështeti partia kryesore opozitare për shkak të kundërshtimeve me ngritjen e kryetarit të Kuvendit në rolin e kryeministrit. Emërimi i ish-kryetarit të Kuvendit si Kryeministër shënon një moment historik, pasi ai është individi i parë i përkatësisë etnike shqiptare që mban këtë post në historinë e Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/

 

 

MARKETING