(VIDEO) Institucionet kanë nënshkruar tenderë miliona eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve

(VIDEO) Institucionet kanë nënshkruar tenderë miliona eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve

Institucionet përkatëse kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 3.5 milion eurosh, për tu përballur me borën dhe ngricën nëpër rrugë dhe rrugica. Kështu thotë analiza e Qendrës për Komunikime Civile. Por, kjo shumë do të rritet, pasi sipas tyre, edhe 13 tenderë janë në proces. Në 71% të tenderëve, sipas hulumtimit, ka pasur vetëm nja një ofertues.

Qendra për Komunikime Civile

“Tenderë me vlerë më të madhe prej 1.3 milion denarësh në vit për krip industriale, ka nënshkruar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve. Qyteti i Shkupi dhe 8 komuna tjera, së bashku do të harxhojnë 1 milion euro për rrugët dhe kryeqytetin”.

Janë nënshkruar gjithësej 49 marrëveshje individuale, të cilat krahas marrjes me qira të automjeteve dhe punëtorëve, ato përfshijnë edhe blerjen e kripës për rrugët.

Qendra për Komunikime Civile

“Tenderë të këtillë kanë: Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e magjistraleve dhe rrugëve rajonale, 38 komuna, Qyteti i Shkupit dhe Elektranat e RVM-së. Kurse vetëqeverisja lokale do të harxhoj 2.3 milion euro. 39 njësi të vetëqeverisjes kanë nënshkruar marrëveshje për nevoja dimërore, konkretisht për blerje të mekanizmave dhe krip. Nga të gjithë ata, tenderi më i madh është i Qytetit të Shkupit”.

Sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile, marrëveshje më të shpeshta janë nënshkruar me kompaninë Lugos LC nga Shkupi.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING