(VIDEO) Instalohet stacioni i ri i ajrimit në Qendrën Klinike

(VIDEO) Instalohet stacioni i ri i ajrimit në Qendrën Klinike

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. Ata theksuan se janë vendosur tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqeruese si rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë

Gjithashtu është kryer ndërrimi dhe montimi i pikave të shpërndarjes dhe lidhjes së tubave të bakrit; Tabela me ajër të kompresuar për furnizimin e bllokut operativ prej 12 dhomash dhe 2 dhomash të Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në përputhje me Farmakopenë Europiane, të zhvilluara në përputhje me Direktivën Europiane 93/42/EEC”.

Aktualisht, ata thonë se është duke u zhvilluar testimi i stacionit të kompresorit, pas së cilës Ministria e Shëndetësisë do të caktojë një datë për ndërprerjen e plotë të furnizimit me ajër të kompresuar të të gjitha klinikave të kompleksit spitalor për kyçje me përdoruesit e tjerë. Ndërkaq pas realizimit të këtyre aktiviteteve, nga ministria shtuan se sistemi i ajrit të komprimuar do të jetë plotësisht funksional.

Kujtojmë që sistemi qendror i oksigjenit dhe ajrit të komprimuar në dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike është jashtë funksionit që prej datës 18 maj të vitit të kaluar për shkak të erës së pakëndshme që buron prej tij. Që atëherë, klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike kanë filluar të përdorin kompresorë të jashtëm në sallat e operacionit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING