(VIDEO) Inspektorët do të ashpërsojnë masat kundër “punës në të zezë”

(VIDEO) Inspektorët do të ashpërsojnë masat kundër “punës në të zezë”

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durimishi ka njoftuar se së bashku me ministrit tjera do të formojnë grupe punuese dhe do të angazhohen që Inspektoriatit të Tregut t’i shtohen ingerencat dhe t’u lejohet atyre, kryerja e kontrolleve edhe nëpër tregje të gjelbëra. Sipas Durmishit, evidente janë shkeljet që bëhen në këtë fushë duke filluar nga mosdhënja e llogarisë fiskale.

MARKETING

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

”Kemi keqpërdorime të tilla që nuk përdoren llogari fiskale apo punojnë në të zezë, do të duhet që të jenë të përfshijnë më shumë institucione do të punojmë që të krijojmë një grup pune e cila do të merret konkretisht me këtë problematikë. Do të ketë përfaqësues që do të punojnë në këtë drejtim që të bëhen ndryshime në nene apo ndryshim të ligjit që të mundet t’i jepet kompetencë, inspektoriatit të tregut që të bën kontrolle edhe në këtë fushë të veprimtarisë së tregtarëve”

Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, respektivisht ministrisë së Ekonomisë, Durmishi i cilësoi si pozitive dhe sipas tij, këto masa kanë dhënë rezultate pozitive për uljen e inflacionit.

BESAR DURMISHI – MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

“Të dhënat zyrtare tregojnë që inflacioni për muajin prill praktikisht është zero, pra krahasuar me muajin mars kemi një rritje prej 0.6 %, në krahasim me prillin e vitit të kaluar inflacioni është 2.6% që është ndër 3% që dmth se është në gjendje stabile. çmimet e ushqimeve thuajse janë të pandryshuara, vetëm 0.3% rritje vjetore dhe nëse marrim muajin prill në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2024 kemi deflacion prej 1.3% apo ulje të inflacionit”

Dje nga Enti Shtetëror për Statistika njoftuan se kostoja e jetesës në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, është rritur për 2.6% ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë për 2.7 %. Nga atje thanë se rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së kostos së jetesës.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING