(VIDEO) Inspektorati sanitar: Ndalohet qasja e punëtorëve pa kontratë në klinikë

(VIDEO) Inspektorati sanitar: Ndalohet qasja e punëtorëve pa kontratë në klinikë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar do të nxjerrë vendim me të cilin punonjëve  shëndetësorë të cilët nuk kanë kontratë për të punuar në Klinikën e Toksikologjisë do t’u ndalohet qasja në Klinikë. Ky hap i marrë nga Inspektoriati, vjen pasi menaxhmenti i Klinikës nuk ka vepruar me vendimin e paralajmërimit të lëshuar me masa të urdhëruara inspektuese.

Drejtoresha e Inspektoriatit, Renata Mlladenovska, ka informuar se menaxhmenti i Klinikës nuk i ka repsektuar masat e nxjerra nga Inspektoriati, përveç një pike për thirrjen e Bordit drejtues.

RENATA MLLADENOVSKA, DREJTORESHA E INSPEKTORIATIT SHTETËROR SHËNDETËSOR DHE SANITAR

“Duke qenë se në mbikëqyrje morrën pjesë dy drejtorët, drejtori mjekësor dhe drejtori organizativ, nga të njëjtat dokumente Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar konkludoi si më poshtë: në pikën 1 dhe 2 të vendimit të dhënë nuk veprohet sipas vërejtjes sonë, gjegjësisht punonjësit e shëndetësisë që nuk kanë kontratë pune, gjegjësisht u ka skaduar kontrata më 31.12.2023, janë ende të regjistruar në Klinikën e Toksikologjisë”.

Mlladenovska theksoi se nëse nuk veprohet me këtë zgjidhje, do të gjobiten jo vetëm drejtori organizativ dhe mjekësor, por edhe vetë Klinika.

Ndërkaq e pyetur se si është e mundur që përsonat që nuk kanë kontratë pune të paraqiten në punë, Mlladenovska tha se kjo përgjigje duhet të kërkohet nga menaxhmenti i Klinikës dhe Ministria e Shëndetësisë. /SHENJA/

 

 

MARKETING