(VIDEO) Inspektorati i mjedisit deklaron se kanë arritur sukses kundër ndotësve

(VIDEO) Inspektorati i mjedisit deklaron se kanë arritur sukses kundër ndotësve

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit nuk ka ngritur kallëzim penal ndaj asnjërit nga ndotësit më të mëdhenj me leje A-integruese, sepse nuk kanë kryer një vepër të tillë, ka deklaruar Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, për Evropa e Lirë. Megjithatë, Inspektorati ka bërë kallëzim penal për djegien e kallamishteve në Ohër. Në anën tjetër, 300 mijë euro kanë shkuar në Buxhet vitin e kaluar nga kallëzimet për kundërvajtje.

SRETEN STOJKOVSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT

“Në këtë periudhë që jam drejtor, një vit e pesë muaj, mendoj se inspektorati shtetëror i mjedisit ka rifituar besimin. Këtë mund ta shohim me veprimet tona në raport me të gjithë personat juridikë dhe fizikë që ndotin mjedisin. Duhet të kemi parasysh faktin, i cili është bërë i ditur publikisht, se për periudhën që përmenda, janë shkruar sanksione diku mbi 800 mijë euro”

Stojkovski tha se kjo dëshmon se inspektorati shtetëror është kthyer në një nga institucionet më profesionale, që dënon pa falje të gjithë ndotësit në vend. Ai ka thënë se  industritë e mëdha që ndotin ambientin  janë të paprekshme. Sipas Stojkovskit, të gjithë ata që tejkalojnë vlerat kufi për shkarkimet, lejet e Integruara A dhe raportet e Ministrisë së Mjedisit, janë sanksionuar. /SHENJA/