(VIDEO) Indeksi i korrupsionit, RMV e zhytur në korrupsion, 12 vende më poshtë se vjet

(VIDEO) Indeksi i korrupsionit, RMV e zhytur në korrupsion, 12 vende më poshtë se vjet

Krimi dhe korrupsioni me dekada ngelen fenomeni më i përhapur në RMV. Në një shtet prej 2 milion banorësh krimi dhe korrupsioni po “lulëzojnë”. Zhytja në korrupsion të thellë e bënë Maqedoninë e Veriut të rënditet e 88 nga gjithsej 180 vende në indeksin e përceptimit të korrupsionit, I realizuar nga Transparency International, në të cilin vendi ynë nga gjithsej 100 pikët e tabelës numëron vetëm 40 pikë. Sipas raportit për të arritur nivelin e një vendi që tenton ta luftojë korrupsionin minimumi i pikëve që duhet arritur janë 50 pikë. RMV për dallim nga 2023 në 2024 ka rënie prej 2 pikëve. Kryetari I Transparency International Macedonia Bllagoja Pandovski tha se arsyet e rezultateve të tilla janë si pasojë e skandaleve të shumta të cilat ndodhën vitin e kaluar në vend, e sidomos në gjyqësor.

BLLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA

Këtë vit, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit tregon se RMV është larg nga minimumi prej 50 pikëve, që është kufiri më i ulët nën të cilin nuk mund të thuhet se një vend ka aktivitete të kënaqshme që synojnë luftimin e korrupsionit. Në raportin e ri për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit kemi 40 pikë, dy pikë më pak se vitin e kaluar dhe kemi shënuar një rënie prej 12 pozicionesh në tabelë, duke zënë vendin e 88-të. Këto rezultate negative janë pasojë e numrit të madh të skandaleve që ndodhën vitin e kaluar, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, Këshillit Gjyqësor, Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë”.

Mosndëshkueshmëria e korrupsionit të nivelit të lartë lidhur me persona në poste publike, indikacione për ndikim politik në gjyqësor, kontrolli i dobët që ushtron Këshilli Gjyqësor ndaj gjyqtarëve, 40 rekomandimet e misionit vlerësues të Bashkimit Europian, shkelja e ligjit me përzgjedhjen e kandidatëve për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë gjatë zgjedhjeve janë vetëm disa nga skandalet që e kanë goditur gjyqësorin, si njëra ndër arsyejet e këtij rezultati negativ të RMV-së, tha Pandovski.

 

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në shoqërinë e Vietnamit, Kazakistanit dhe Surinamit, ndërkaq nga vendet e Ballkanit Perëndimor, më mirë se vendi ynë janë Shqipëria me 42 pikë në vendin e 80, Kosova me 44 pikë në vendin e 73 dhe Mali i Zi me 46 pikë në vendin e 65. Ndërkaq më keq se RMV rënditen Sërbia me 35 pikë në vendin e 105-të dhe Bosnja dhe Hercegovina me 33 pikë në vendin e 114 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING