(VIDEO) Ideja për “Vatikanin” në Tiranë, Krasniqi: Shqiptarët duhet të reagojnë të unifikuar

(VIDEO) Ideja për “Vatikanin” në Tiranë, Krasniqi: Shqiptarët duhet të reagojnë të unifikuar

Kombi shqiptar do të duhej të reagonte si komb unik kundër projektit të shtetit bektashi, i cili do të cenonte seriozisht unitetin brendakombëtar. Kështu deklaroi profesori universitar Milazim Krasniqi lidhur me idenë e formimit të shtetit Bektashian në Shqipëri, në emisionin “Bota në Fokus”, në TV SHENJA. Ai është i bindur se ky është një lojë që di ta bëjë Edi Rama për t’u hyrë në hatër qarqeve të caktuara ndërkombëtare. Krasniqi theksoi se në shumicën e fatkeqësive që ka përjetuar kombi shqiptar, participimi i shteteve të huaja ndonjëherë ka qenë edhe vendimtar.

MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR UNIVERSITAR

“Fjala vjen, pas krizës lindore me Kongresin e Berlinit, fuqitë e mëdha evropiane kanë copëtuar dhe shkatërruar një pjesë të madhe të territoreve shqiptare, kanë leju spastrimin etnik të viteve të tëra dhe pastaj në Luftërat Ballkanike po ashtu është lejuar gjenoicidi ndaj shqiptarëve dhe e kanë lejuar edhe Fuqitë e Mëdha duke përfshirë Rusinë, Francën, Britaninë e Madhe, ashtu që konspiracionet e tilla kanë përjetu variacione, mutacione dhe ato mbeten gjithmonë aty prezent”

Kështu që mund të ketë edhe elemente të lojërave që zakonisht dinë të bëjnë politikanët e shteteve të vogla por që kanë ambicie të mëdha lideriste”, theksoi profesor Krasniqi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING