(VIDEO) Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes, ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër

(VIDEO) Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes, ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, përmes një video kërkon që në Maqedoninë e Veriut të pranohet definicioni që riafirmon konceptin tradicional të familjes se ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, mashkull dhe femër.

Nisur nga kjo, Ibrahimi tha se  propozojnë që, ashtu si në shumë vende të botës së qytetëruar, këtë definicion të familjes ta përvetësojë edhe Maqedonia e Veriut dhe ta bëjë normë kushtetuese.

ZEQIRJA IBRAHIMI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Sot, kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional i familjes, një temë që ne tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut ta ngremë këtë çështje dhe të deklarojmë se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër”.

Familje për ne, thotë Ibrahimi, është bashkësia mes një burri dhe një gruaje, që lidhet në një celebrim publik, qoftë religjioz ose civil, duke shtuar se të gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës, që synojnë të quhen familje, përveçse janë surrogate të papranuara për ne, ai tha se janë edhe betejë kundër vlerave në të cilat ata besojnë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING