(VIDEO) Hulumtimi, çdo nxënës i anketuar i shkollës së mesme mban armë të ftohtë
Çdo nxënës i shkollës së mesme në çantën e tyre mban një armë të ftohtë. Kështu ka treguar anketa që e ka realizuar Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Agjencia për realizimin e të drejtave të etnive, me nxënësit e shkollës së mesme. Forumi me temë “Dhuna e bashkëmoshatarëve si pengesë për përfshirjen dhe besimin midis komuniteteve”, tregoi se 5 vitet e fundit dhuna e bashkëmoshatarëve është në rritje dhe njëra nga shkaktarët e kësaj dukurie është përkatësia etnike. Jelena Kadriq, drejtoresh e Institutit për të Drejtat e Njeriut tregoi se bullizimi tek nxënësit e etnis maqedonase fillon në shkolla, kurse tek etnia shqiptare dhe etnitë më të vogla nis në shkollë të mesme. Nxënësit e komunitetit romë shtoi ajo janë më shumë viktimë e dhunës online të bashkëmoshatarëve.
Jelena Kadriq, drejtoresh e Institutit për të Drejtat e Njeriut
“Për nxënësit e etnis maqedonase bullizimi më shpesh është i pranishëm në shkollën fillore, për dallim nga etnia shqiptare dhe etnitë e tjera më të vogla tek të cilët bullizimi më i pranishëm është në shkollë të mesme. Pastaj, nëse nxënësit e të gjitha bashëksive etnike thonë se dhuna e bashkëmoshatarëve është nga rrjetet sociale, jo aq në shkolla, mësimdhënësit sidosmos të etnis maqedonase por dhe të tjera thonë se përqindja më e madhe është përkatësia etnike, për dallim nga mëshimdhënësit shqiptarë që thonë se nuk ka diskriminim nga përkatësia etnike”.
Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të etnive shprehet se rrjeti social tik tok luan një rol të madh në dukurinë e zmadhimit të dhunës së bashkëmoshatarëve.
Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjensisë për realizimin e të drejtave të etnive
“Për fat të keq, kjo dukuri fillon në shkollën fillore. Kemi edhe zmadhim të bullizmit të caktuar edhe në baza etnike. Ka shumë arsye përse ndodh dhuna mes bashkëmoshatarëve, janë statusi social, përkatësia etnike, edukimi jo i duhur në shtëpi, për fat të keq i kemi edhe nga rrjetet e reja sociale, dhe kjo ndikon shumë në dhunën e bashkëmoshatarëve, posaqërisht tik tok-u”.
Ata porosisin që të bëhet një angazhim më i madh nga ana e prindërve, mësuesëve dhe shoqërisë sepse siç thonë, dhuna e bashkëmoshatarëve është gjithnjë e më e shpeshtë. Ndërsa theksojnë se përshkak të dhunës së bashkëmoshatarëve ka pasur raste që ka ardhur edhe deri tek vetëvrasja.
Ndërsa kujtojnë nxënësit se nga mosha 14 vjeçare ata mund të përballen me pasoja penale.
Emine Ismaili /SHENJA/

