(VIDEO) Hulumtim: Shkupi dhe Shtipi kanë mundësi më të mira për mbrojtje shëndetësore, Krusheva dhe Kërçova katastrofë

(VIDEO) Hulumtim: Shkupi dhe Shtipi kanë mundësi më të mira për mbrojtje shëndetësore, Krusheva dhe Kërçova katastrofë

Qendra për Komunikim Civil publikon hulumtimin për nivelin e kujdesit shëndetësor të banorëve në 30 qendrat shëndetësore në vend. Banorët e Shkupit, sipas hulumtimit, kanë mundësitë më të larta për kujdes shëndetësor, ndërsa banorët e Krushevës kanë mundësitë më të vogla për kujdes adekuat shëndetësor.

Qendra për Komunikim, gjithashtu konstaton se ka dallime të mëdha në mundësitë, kjo sa i përket shkallës së kujdesit shëndetësor që mund të marrin banorët e 30 qyteteve të vendit.

Qendra për Komunikim Civil

“Ka dallime të mëdha në mundësitë, pra në shkallën e kujdesit shëndetësor që mund të marrin banorët e 30 qyteteve të vendit. Qytetet e mëdha janë më të mira dhe qytetet më të vogla janë më keq. Por Kërçova dhe Koçani janë më të këqijtë në mesin e qyteteve të mëdha, ndërsa Vinica dhe Dellçeva janë më të mirat nga qytetet e vogla. Përveç Shkupit, në krye të listës janë Manastiri dhe Shtipi, ndërsa në fund së bashku me Krushevën janë Makedonski Brod, Vallandova dhe Kriva Pallanka”.

Ata theksojnë se sondazhi, i cili përfshin 22 tregues, merr parasysh objektet mjekësore njerëzore dhe hapësinore në dispozicion të banorëve të këtyre rajoneve, të tilla si spitalet, qendrat shëndetësore, shërbimet e mbrojtjes së grave, fëmijët parashkollorë dhe shkollorë, mjekë, specialistë dhe shërbime të tjera shëndetësore, stafit, por edhe shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme dhe foshnjore./ SHENJA/

 

MARKETING