(VIDEO) Hulmumtim: Një votë në diasporë ka kushtuar mbi 100 mijë euro
Zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë vit kanë kushtuar 767 000 euro më shumë se sa kur këto zgjedhje janë mbajtur veçmas në vitin 2019 dhe 2020. Kështu qëndron në hulumtimin e bërë nga Qendra për Komunikime Qytetare, kushtuar zgjedhjeve dhe tenderëve publike. Po ashtu aty qëndron se Komisioni Shtetëror Zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta ka lidhur 22 marrëveshje për prokurime publike, në vlerë prej 3.473.588 euro.
Tabelë: Qendra për Komunikime Qytetare
“Vlera e marrëveshjeve të lidhura për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 është 1 472 300 euro, kurse në zgjedhjet parlamentare 2020 është 1 233 638 euro, ose në total 2 705 938 euro. Kurse tenderët e zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, kanë kushtuar 3 473 588 euro”.
Votimi në diaspoër ka kushtuar më shumë edhe se shtypja e fletëve të votimit për të gjithë votuesit.
Tabelë: Qendra për Komunikime Qytetare
“Kontrata me vlerë më të madhe e lidhur për zgjedhjet e 2024-ës është për transportin dhe akomodimin e anëtarëve të organeve zgjedhore në përfaqësitë diplomatike konsullore. Vlera e tenderit është 813 000 euro. Madje vlera e vlerësuar e tenderit është për 9 milionë denarë më e lartë nga kontrata e lidhur. Kontrata për transportin dhe akomodimin e anëtarëve të organeve zgjedhore në përfaqësitë diplomatike konsullore është më e lartë edhe se kontrata për prodhimin dhe shtypjen e 3 materialeve zgjedhore konfidenciale në vlerë prej 748 mijë euro”.
Prej tenderëve që ka bërë KSHZ, 41% e tyre janë bërë me marrëveshje direkte, pa shpallje publike. Përmes kësaj procedure jotransparente janë lidhur kontrata në vlerë prej 1.4 milion euro.
Analiza ka vënë në pahje se KSHZ ka tradicionalisht tre kompani që u jep tenderë. Në vend të parë është shtypshkronja Kiro Dandaro Manastir, e cila i fiton tenderët për shtypjen e materialit konfidencial zgjedhor. E dyta është Shoqëria për punësim të personave me invaliditet, veprimtari botuese, tregti Vinsent Grafika Zhelko dhe kompania e tretë është PR Agjencia Idea Lab-De Shkup.
Ajo që kanë arritur ata në konstatim është se vlera e prokurimeve publike në vend rritet nga viti në vit.
Kurse, kujtojmë se partitë vendosën që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare t’i bëjnë njëkohësisht, nën arsyetimin se do të kursenin harxhimet nëse ato do të mbaheshin ndaras. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/