(VIDEO) “Hotel Promaja”, Pandov paralajmëron kallëzim penal ndaj drejtorit të burgut të Shutkës!

(VIDEO) “Hotel Promaja”, Pandov paralajmëron kallëzim penal ndaj drejtorit të burgut të Shutkës!

Udhëheqësi i Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve, Aleksadar Pandov, ka konfirmuar se gjatë natës nga burgu në Shutkë janë arratisur katër persona. Pandov ka paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit të Burgut Filip Andov-Sokol, ndërsa ka njoftuar se punonjësit e Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve kanë hyrë sot në burgun e Shutkës për të marrë incizimet nga kamerat.

ALEKSADAR PANDOV, DREJTORIA E ZBATIMIT TË SANKSIONEVE

Përkundër kontrollit tonë të jashtëzakonshëm, katër persona nga këta 11 që nuk i gjetëm aty në burgun e Shkupit, sot në mëngjes në orën 5 nuk janë aty dhe janë në arrati. Gjithashtu, çfarë është e çuditshme, në të njëjtën kohë, ndërsa ne bënim vëzhgimin nga ora 11 deri në 3 të mëngjesit, 10 nga ata njerëz po ktheheshin pas një, dy ose tre orësh. Ata ishin të lirë të lëviznin rreth nesh, ata ishin duke biseduar me policët, edhe pse është dashur të arrestohen”.

Pandov ka thënë se zyrtarët e burgut kanë deklaruar se të burgosurit janë duke u zhvendosur me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov – Sokol. Drejtori Pandov ka deklaruar se gjendja është e ngjashme edhe në burgje tjera. Ai ka thënë se për këto probleme ka biseduar edhe me kryeministrin Mickoski.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING