(VIDEO) Haxhinjtë nga Shkupi nisen për në Mekë dhe Medina

(VIDEO) Haxhinjtë nga Shkupi nisen për në Mekë dhe Medina

Besimtarët muslimanë nga Shkupi sot janë nisur për në Mekë dhe Medina, për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame-Haxhin. Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili kanë përcjellur karavanin e parë të haxhinjëve, i cili përbëhet nga 180 besimtarë.

BASHKËSIA FETARE ISLAME

Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjetmë. Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe besimtarëve të këtij nënqielli haxhinjve ju dëshiroi rrugëtim të lehtë me haxh dhe dua të pranuara! Bashkësia Fetare Islame e RMV – së falenderon organet e rendit dhe drejtuesit e aeroportit për bashkëpunimin!”.

Ndërkaq, disa orë më vonë muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë disa forografi nga Aeroporti i Shkupit, ka njoftuar se është nisur edhe grupi i dytë i haxhinjëve. Grupi i i tretë i haxhinjëve nga Shkupi për në vendet e shenjta do të niset në orën 19:30. Këtë vit nga Maqedonisa e Veriut haxhin do ta kryejnë 2020 besimtarë të fesë Islame, aq sa edhe është numri i limutuar nga Arabia Saudite.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING