(VIDEO) Hasani: Ligji për Përfaqësim letër boshe

(VIDEO) Hasani: Ligji për Përfaqësim letër boshe

Propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i miratuar në Qeveri dhe i vendosur sot para deputetëve vazhdon të përplasë partitë e bllokut shqiptar. Edhe sot, kur kryeparlamentari të njëjtin ligj e lexoi para deputetëve në seancë plenare, ishte opozita ajo që kërkoi që pika në fjalë të hiqet nga rendi i ditës sepse është ligj i paplotë dhe nuk ofron zgjidhje reale të problemit.

Ilir Hasani nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se është fakteqësi që ligji është përgatitur nga një parti shqiptare pjesë e pushtetit dhe nga një zv/kryeministër, i dorëhequr e i cili po shpërblehet me pozitë ekskluzive në Bruksel.

LIR HASANI – DEPUTET, BDI

Ky ligj po sillet si një fluskë e zbrazët, si një ligj pa kokër përmbajtjeje për t’i mbrojtur disa gjëra të cilët janë përmbajtësore, substanciale në RMV. Respektivisht përfaqësimin e drejtë në institucione. Mendoj, për momentin, ashtu siç e kam parë, ky ligj është një fluskë bore, në cop letër e zbrazët dhe pa përmbajtje. Ju lutem VLEN-it të mos e duroni këtë përbuzje të cilën janë duke ua bërë në çdo moment VMRO-ja në Qeveri dhe kryeministri njëashtu që çdo dit, po i shofim skandalet njëra mbas tjetrës dhe ju nuk po guxoni në asnjë mënyrë të reagoni”.

Deputeti tjetër opozitar, Halil Snopçe kërkoi nga Afrim Gashi dhe deputetët që nga rendi i ditës të hiqet, ligji kundër lojrave të fatit sepse siç tha është i ngjashëm me ligjin e përgatitur nga Artan Grubi e të cilën pushteti i sotëm e kritikonte kur ishte në opozitë.

HALIL SNOPÇE – DEPUTET – ASH

Gati se nuk ka asnjë dallim ky propozim ligj, me propozim ligjin që u dha në mandatin e kaluar dhe ne e emërtuam si ligji i Artan Grubit. Të cilin e kundërshtuam shumë keq, shumë ashpër dhe pikërisht, kjo shumicë parlamentare e kundërshtoi, po edhe unë e kam kundërshtuar. Nuk ka logjik tani të njëjtin ligj të Artan Grubit, ta kalojmë në këtë përbërje parlamentare. Kjo thjeshtë është një oskimoron dhe nuk shkon. Pra, kur Artan Grubi ishte në pushtet ne e kundërshtuam fuqishëm ligjin, e bllokuam nuk e përkrahëm. Tani kur Artan Grubi është në paraburgim shtëpiak, kur nuk merret aspak me politikë ndoshta e kalojmë të njëjti”.

Edhe pse ishin të zëshëm dhe kërkuan tërheqjen e pikave nga rendi i ditës, kërkesat e Hasanit dhe Snopçes nuk u morën parasysh dhe deputetët e shumicës nuk votuan fare as pro e as kundër duke i injoruar kërkesat e opozitarëve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING