(VIDEO) Hapet panairi ndërkombëtar i librit, “Logos-A” ofron 30% zbritje

(VIDEO) Hapet panairi ndërkombëtar i librit, “Logos-A” ofron 30% zbritje

Që nga ora e parë e hapjes, shumë qytetarë ja kishin msyer panairit, për të parë dhe blerë librat të cilët i dëshirojnë. Një nxënës i shkollës së mesme,  i shoqëruar së bashku me shokët dhe shokët e tij, tha se kishte mjaftë libra tejët interesante, por ai tha se më së shumti i pëlqejnë librat e psikologjisë.

NXËNËS I SHKOLLËS SË MESME 

Kemi dalur për të blerë  dhe shikuar ndonjë libër. Më së shumti na pëlqejnë diçka, çka të bëje me psikologjinë e njeriut”.

Në panair merr pjesë edhe shtëpia botuese “Logos A”, e cila cila prezantohet me dhjetëra tituj të rinj. Kjo shtëpi botuese ofron 30 % zbritje për të gjithë titujt.

Ndërkaq, se interesimi për libra këtë vit është shtuar tek të rinjët, e pohoi edhe Medina Mashoviq.

MEDINA MASHOVIQ, SHTËPIA BOTUESE GURGE 

“Shumë mirë, është interesimi i madh i qytetarëve të cilët blejnë libra, sidomos këta libra i shiten  shumë, ka shumë rrëmujë.  E mira e gjithë kësaj është se ka edhe shumë fëmijë, atë ne e dëshirojmë më shumë, se fëmijët dëshirojnë të lexojnë dhe kjo është shumë mirë”.

Edhe nga Shtëpitë tjera Botuese presin që këtë vit interesimi të jetë më i lartë.

SHITËS LIBRASH

“Sa po u hap Panairi, por tash për tash ka interesim, ndoshta në orët e pasdite do të ket më shumë. Shpresojmë që këtë vit do të ketë interesim më serioz, për dallim nga vitet e kaluara”

Mihane Goga Bekteshi, nga Shtëpia Botuese “Dituria Islame” nga Kosova,  tha se është hera e parë që merr pjesë në një panair në Shkup, por e edhe ajo pret që të ket interesim të lartë, pasi sipas saj, edhe çmimet janë të kapshme për qytetarët.

MIHANE GOGA BEKTESHI,SHTËPIA BOTUESE DITURIA ISLAME

“Në këtë panair marrim pjesë me 50 tituj. Temat e librave kanë të bëjnë temat fetare, temat shkencore, dhe njëkohësishtë histori të pejgamberëve”.

Ndërkaq, për sa do të jetë i hapur ky panair, Ndërmarrja e transportit publik, ka njoftuar  se prej sot do të hapen linja shtesë. Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion.

Panairi do të jetë i hapur për qytetarët nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING