(VIDEO) Hapësira e ISHP-së, largohen 10 tonë mbetje kimike të rrezikshme
Në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik janë ruajtur 10 tonë mbetje kimike të rrezikshme për më shumë se 10 vjet. Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Marija Andonovska bëhet fjalë për mbetje nga analizat laboratorike, kimikate të llojeve të ndryshme dhe në gjendje të ndryshme agregate. Këto mbetje përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve dhe mund të kishin shkaktuar ndonjë avari. Ajo informoi se mbetjet aktualisht janë larguar në mënyrë të sigurt dhe nuk do të mbeten në vend, por do të digjen jashtë shtetit. Sipas Andonovskës, mbeturinat ishin shumë të paqëndrueshme dhe të ndezshme, prandaj paraqisnin një rrezik të madh potencial dhe i kanë alarmuar të gjitha institucionet kompetente.
Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik
“Absolutisht nuk janë respektuar procedurat. Ne e kemi njoftuar Inspektoratin, ata po veprojnë. Më tej ne nuk kemi kompetenca. Ne e kemi bërë tonën. I kemi njoftuar, është bërë inspektim. Unë sinqerisht pres që të ketë përgjegjësi për një gjë të tillë, sepse kjo është në dëm të shëndetit të qytetarëve”.
Sipas teknologut Trajçe Sërbinovski, i cili ishte pjesë e ekipit të angazhuar në largimin e mbeturinave, ka shumë vatra të tilla në vend dhe rreziku prej tyre është shumë i madh.
Trajçe Srbinovski, teknolog
“Disa institucione publike na kanë telefonuar për të inspektuar, për të zbuluar pikat kritike. Pastrimi ndoshta është i shtrenjtë, por varet nga vëllimi i kimikateve, nga mënyra se si ruhen ato dhe çmimi mund të jetë i lartë sepse nuk kemi një deponi aktive”.
Mbeturinat e dëmshme siç thanë ata mund të shkaktonin helmim, irritim të lëkurës, syve, problem me frymëmarrjen, dëmtimin e organeve si dhe sëmundje afatgjate. Ndërsa disa prej tyre mund të shkaktonin dëmtim të sistemit nervor, por edhe mund ta ndotnin ujin dhe ajrin.
Depo e mbeturinave ilegale kishte qenë e locuar në qendrën e Qendrës Klinike, në mes shkollës klnikave, dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.
Emine Ismaili /SHENJA/

