(VIDEO) Hakan Fidan, nikoqir i Platformës së Paqes për Ballkanin
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan është nikoqir i Platformës së Paqes për Ballkanin në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia (ADF), transmeton agjencia Anadolu, duke u mbështetur në burime diplomatike. Përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia pritet të marrin pjesë në takim. Pjesëmarrësit pritet të shqyrtojnë vendimet e marra në takimet e mëparshme, përfshirë forcimin e koordinimit për çështjet e Bashkimit Evropian si lidhshmëria dhe proceset e anëtarësimit, rritjen e bashkëpunimit në reagimin ndaj fatkeqësive dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fushën e rinisë dhe teknologjisë. Gjithashtu pritet të zhvillohen konsultime për zhvillimet e fundit në Ballkan.
Diskutimet pritet të përfshijnë edhe mundësi shtesë për thellimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimet më të fundit në luftën Rusi–Ukrainë dhe ndikimet e tyre rajonale, si dhe një shkëmbim pikëpamjesh për zhvillimet në Lindjen e Mesme, përfshirë përpjekjet e Turqisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
Platforma e Paqes për Ballkanin, e krijuar nën udhëheqjen e Turqisë, mbajti takimin e saj të parë më 26 korrik 2025 dhe të dytin më 23 janar në Stamboll.
Platforma u themelua për të plotësuar angazhimin shumëpalësh të Turqisë në rajon dhe për të promovuar dialog të drejtpërdrejtë, të orientuar drejt rezultateve, bazuar në mbështetjen rajonale. /SHENJA/

