(VIDEO) Guvernatori i propozuar “armik” i Arsovskës

Një ndër ekonomistët më të shquar në vend, profesor universitar, ish ministër i Financave si dhe bartës i disa funksioneve partiake e publike. Ky është profili i Trajko Sllaveskit, kandidatit të propozuar për guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut të propozuar nga presidentja e shtetit. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, ndërsa ka ndjekur studimet post diplomike në universitetin e Kalifornisë dhe atë Harvardit. Në fushën e tij të interest janë mikro dhe makroekonomia, ekonomia politike e tranzicionit dhe privatizimit, biznesi dhe qeveria, funksionet ekonomike dhe sociale, ekonomia e fuqisë punëtore ndërsa ka qasje parimore ndaj disiplinës fiskale, taksave të ulëta dhe mbrojtjes së stabilitetit monetar.
MARKETING
Por, pavarësisht biografisë së tij të pasur profesionale, në opinion, viteve të fundit njihet më së shumti për debatet që ka pasur me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Në cilësinë e kryetarit të këshillit të qytetit, mosmarrëveshjet e Slloaveskit me Arsovskës, jo rrallë herë kanë eskaluar në zënka të ashpra, me përmbajtje ofenduese.
-Shpresoj se dëgjohemi tani.
-Pauzë prej 15 minutave sepse përsëri kemi përdorim të pajisjes në mënyrë të pa autorizuar.
– Zotëri Hitler. Vlerësoj se nuk ju ngjan të bëni këtë cirk në këtë këshill.
Ata shpesh herë janë zënë për gjendjen e ndërrmarrjes për transport publik, duke i shndërruar inatet politike në debate maratonike, pa zgjidhje konstruktive për qytetarët.
Ndryshe, Sllaveski e ka filluar karrierën politike ai e filloi në vitin 1999, kur u emëruar ministër i Zhvillimit në qeverinë e Lupço Georgievski. Në vitet 2000-2002 ka qenë këshilltar e ministrit të Financave. Në vitin 2006 është emëruar ministër i Financave dhe ka ushtruar këtë funksionet deri në vitin 2009. Ndërsa pas propozimit të presidentes, pritet që ai të jetë guvernatori i ardhshëm. Ky post është njëri ndër postet më të rëndësishme shtetërore. Mes tjerash, guvernatori jep dhe revokon licencat për bankat, monitoron treguesit makroekonomikë, jep parashikime dhe projeksione, kontrollon punën e të gjithë sektorit bankar dhe jep koordinatat e kursit të këmbimit të vulutës vendore.
Teuta Buçi /SHENJA/