(VIDEO) Grup kriminal bënte evazion fiskal e larje parash

(VIDEO) Grup kriminal bënte evazion fiskal e larje parash

Njëzet persona dyshohen për krim financiar, gjegjësisht se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 4.8 milion euro. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon paraburgim për 10 persona dhe masa kujdesi për 10 të tjerë.   Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në aksionin e kryer mbrëmë deri në orët e vona, janë bastisur 16 lokacione. I dyshuari i parë, shtetas serb dhe pronar dhe drejtues i dy subjekteve juridike, së bashku me dy zyrtarë të DAP-it- Qendra Rajonale Shkup, gjatë vitit 2023 kanë formuar grup me qëllim kryerjen e veprave penale evazion fiskal, mashtrim financiar, larje parash dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Duke paraqitur të dhëna të pasakta, i dyshuari i parë ka shmangur pagesën e taksës në shumë prej 11.593.403 denarësh

Tabel: Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion

“Pronarët dhe menaxherët e dyshuar të tjerë të personave juridikë me deklarata të rreme kërkuan, ndërsa punonjësit e dyshuar miratuan rimbursime të pabaza tatimore për personat juridikë jo-rezidentë, gjë që i shkaktoi buxhetit dëm në shumën prej 31.175.168 denarësh. Poashtu u fsheh origjina e parave të fituara përmes veprave penale, në një shumë totale prej 91.985.197 denarë”.

Punonjësit e dyshuar të DAP-it, disa prej të cilëve mbanin pozicione të larta drejtuese, i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit të paktën 162,980,076 denarë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING