(VIDEO) Grubi: Të kalbemi burgjeve nëse keqpërdorim korridoret

(VIDEO) Grubi: Të kalbemi burgjeve nëse keqpërdorim korridoret

Nëse përvetësohet një denar nga projekti për ndërtimin e Кorridoreve 8 dhe 10d të Bechtel-it dhe Enka-s, do të kalbemi në dënime të përjetshme, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij mujor në Odën e Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me temën “Bechtel dhe Enka – mundësi, sfida dhe përgjegjësi”. Ai tha se nuk njeh asnjë politikan i cili do t’i lejonte vetes të angazhohej në aktivitete korruptive në një projekt të realizuar nga kompani të tilla, duke theksuar se ndjekja e vazhdueshme është vetëm për politikë ditore.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR 

 “Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve për të përshpejtuar zbatimin e projektit, nuk nënkuptojnë shfrytëzim të punëtorëve dhe keqpërdorim e të drejtave të tyre. Nuk bëhet fjalë për 60 orë punë, por për orë shtesë me pëlqimin e punëtorëve”.

Në lidhje me deklaratën e Grubit, nëpërmjet një komunikate me shkrim kanë raguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Sipas tyre, është mirë që Artan Grubi është i vetëdijshëm se do të vuajë dënimin, madje ai vetë e ka përcaktuar masën e dënimit, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE

“Ai gënjen në mënyrë të vrazhdë dhe për këtë arsye krekoset”. Nëse nuk gënjen, duhet të përgjigjej:Pse ranë dakord të pezullonin ligjin kontinental dhe të linin ligjin anglo-saksone të zbatohej për “Bechtel dhe Enka”?

Ata theksojnë se Grubi duhet të përgjigjet se edhe pse ndërtimet pa leje dhe objektet e ligjshme do të legalizohen me të njëjtat çmime dhe pse shteti do t’i paguajë të gjitha gabimet e projektimit të ‘Bechtel dhe Enka’.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING