(VIDEO) Grubi për “Grupin e Zjarrit”: Na lini të punojmë!

(VIDEO) Grubi për “Grupin e Zjarrit”: Na lini të punojmë!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me qytetarët.  Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe nga shumë zyrtarë të tjerë të partisë dhe Qeverisë, gjatë ditës së djeshme kanë takuar disa banorë të Çairit.

Grubi ka deklaruar se të gjithë këshillat vendor janë rreshtuar njëzëri pas Ali Ahmetit dhe frontit europian të prirë nga BDI. Ai u ka bërë thirrje kolegëve partiakë nga Grupi i Zjarrit që të mos pengojnë punën e ministrave në Qeveri.

ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Na leni të punojmë….”.

Duke pasur parasysh situatën  në BDI, e cila sa shkon e thellohet ende më shumë,  Artan Grubi ka bërë thirrje për bashkim.

ARTAN GRUBI-ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Prandaj Ali Ahmeti, po ja shtrinë dorën edhe krejt partive politike tjera, po japim pjesë të pushtetit, ejani të bëhemi bashkë, sepse Europën e kemi më  me  rëndësi se çdo gjë, më me rëndësi se pushtetin. Projekti si Korridori 8, si rruga Shkup-Bllacë, si investimet e huaja, i kemi me më rëndësi se sa pushteti i BDI-së. Ejani t’i bëjmë bashkë”.

Përndryshe, takime me qytetarët kanë paralajmëruar edhe nga “Grupi i Zjarrit”, ata së fundmi ishin në Malësinë e Tetovës dhe të njëjtit gjatë ditës së nesërme do t’i takojnë banorët e Studeniçanit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING