(VIDEO) Grubi dhe Bexheti në listën e zezë, Siljanovska pret që gjykata dhe prokuroria të veprojnë

(VIDEO) Grubi dhe Bexheti në listën e zezë, Siljanovska pret që gjykata dhe prokuroria të veprojnë

Presidentja e shteti Gordana Siljanovska Davkova i kërkoi Prokurorisë që të veproj pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për futjen në “Listën e Zezë” ish zëvendës kryeministrin Artan Grubin dhe gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti.

MARKETING

Gordana Siljanovska Davkova, presidente

Në të drejtën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ekzistojnë mënyra si si të arrihet te provat dhe të filloj procedura, sepse në të kundërtën nëse nuk reagojmë atëherë kur duhet të reagojmë dhe në atë mënyrë e tolerojmë pandëshkueshmërinë. Pres që gjykata, prokuroria të filloj me veprimet”.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se në periudhën që pason do të ketë edhe shumë konfirmime për krimet e qeverisë së kaluar

Hristijan Mickoski, kryeministër

Unë mund vetëm të them se në periudhën që pason edhe shumë konfirmime të gjithë asaj që e kemi patur si dyshim do të dalë në opinion dhe opinioni do të njoftohet”.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti u shpreh se ky vendim vërtetoi pohimet e tyre gjithë kësaj kohe. Ndërsa, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të BDI ta braktisin atë siç thotë udhëheqësi të korruptuar e të kompromentuar.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike

Lidhjet e Artan Grubit e mesa duke edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkovin dje u konfirmuan nga partnerët tanë strategjik nga Stejt Departamenti Amerikan. U bindëm publikisht se Artan Grubi paska qenë i paguar nga Sasho Miajllkov… Ali Ahmeti, koha është të tregosh se përse Artan Grubi ishte më i rëndësishëm se të gjithë antarët e sinqertë të BDI-së, të cilët nuk dëshironin të shikojnë si shpartallohej partia për shkak të interesave kriminale të individëve përreth teje”.

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN Arben Taravari, në reagimin e tij pas vendimit të DASH-it, tha se duket se tërmeti që ka tronditur BDI-në po e fundos një herë e mirë këtë parti.

Arben Taravari, kryetar i ASH-së

Realisht duhet të jemi objektivë dhe të kuptojmë se ish-funksionarët e saj të korruptuar nuk kanë lidhje me ata njerëz të ndershëm të cilët kanë besuar tek kjo parti. Le t’i shërbejë BDI-së kjo periudhë si një fazë reformimi, reflektimi dhe pastrimi!”

E lideri tjetër i koalicionit VLEN Zeqirja Ibrahimi thotë se tani vijon vendosja pas prangave e Grubit.

Zeqirja Ibrahimi, kryetar i Alternativës

Pas futjes në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, dhe kërkesës së partnerëve të koalicionit si Zijadin Sela, për largimin e Artan Grubit nga politika, a do të vijoje edhe vendosja pas prangave të tij?! Këtë gjë do ta dëshmoje koha!”

Ish partnerët eqeverisës së Grubit, LSDM thonë se e mirëpresin vendimin e DASH-it.

Jovanka Trençevska, LSDM

Të gjitha dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike duhet të hetohen dhe sanksionohen pa kompromis nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Inkurajojmë të gjithë sistemin e drejtësisë në vend që të punojë me përkushtim dhe pa hezitim në përballjen e të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit, për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët”.

Kurse, partia e Artan Grubit, Bashkimi Demokratik për Intregim pas këtyre zhvillimeve u mjaftua me një reagim prej tre rreshtash.

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”.

Pasi DASH shpalosi vendimin e saj të hënën në mbrëmje, reagoi edhe vetë Artan Grubi. Ai tha se si një person që jetën publike ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që ka punuar siç tha me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, ky vendim e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING