(VIDEO) Goditje si Bruce Lee, arbitri rreh në fushë anëtarin e ekipit

(VIDEO) Goditje si Bruce Lee, arbitri rreh në fushë anëtarin e ekipit

Arbitri ka tërhequr vëmendjen në një ndeshje futbolli në Peru, kur goditi me stil karateje një prej anëtarëve të stafit të skuadrës që protestonte lidhur me një vendim.

Gjithë skena që po bën xhiron e botës ndodhi në takimin mes Sport Huaquilla dhe Magdalena.

Në minutën e 82-të, një prej anëtarëve të ekipit të Magdalena, goditi gjyqtarin Luis Alegre me shishe, ndërsa ky i fundit kishte nxjerrë kartonin e kuq.

Në gjaknxehtësi e sipër, arbitri godet me shkelm anëtarin e stafit, si në sportin e karatesë.

Kjo situatë shtoi tensionin dhe duhej ndërhyrja e policisë, për të shuar sherrin në fushë.

MARKETING