(VIDEO) Gjykimi rreth zjarrit në spitalin e Tetovës drejt fundit, fjalët përfundimtare thuhen më 25 prill

(VIDEO) Gjykimi rreth zjarrit në spitalin e Tetovës drejt fundit, fjalët përfundimtare thuhen më 25 prill

Në seancën e sotme në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ka përfunduar procedura e provave, andaj më 25 prill do të vijojnë fjalët mbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes. Sot si dëshmitarë të fundit u dëgjuan dy punonjës nga sigurimi i Spitalit klinik të Tetovës, si dhe një doktoreshë nga reparti intern, e cila ishte e angazhuar në spitalin modular. Në pyetjen e prokurorit se a ka pasur drejtues në spitalin modular doktoresha Ersele Tresi tha se nuk ka pasur drejtues dhe të gjithë ata që ishin në turn ishin përgjegjës.

Avokatët pyetën 2 punëtorë nga personeli i sigurisë nëse kishin vënë re ndonjë aparat zjarri në spitalin modular. “Po, mendoj se ishin tre. Një në magazinë, një në dhomën e infermierit dhe një në dhomën e pritjes, theksoi dëshmitari Bashkim Ibrahimi”.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING