(VIDEO) Gjykata kushtetuese anulon zyrtarizimin e “Medresesë Isa Beu”

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme shfuqizoi vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës private të mesme “Medreseja Isa Beu” në Kondove, e cila u miratua nga ana e Qeverisë më 26 mars në vitin 2024. Në njoftimin e gjykatës thuhet se, vendimi i Qeverisë ësgtë i paligjshëm dhe jokushtetues, sepse Qeveria ka dhënë pajtueshmëri, përkatësisht ka lejuar që Bashkësia Fetare Islame të jetë themelues i shkollës së mesme – gjimnazit.
Gjykata Kushtetuese
“Kjo është në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit për arsim të mesëm, i cili ndalon organizim fetar si dhe veprimtarinë dhe theksimin e simboleve fetare në shkollat e mesme. Gjithashtu, përmbajtja e Vendimit nuk është në përputhje me amandamentin vII të Kushtetutës, sipas të ciliës bashkësitë fetare mund të themelojnë vetëm shkolla fetare në të cilën ligjerohet edukimi fetar, pra predikohet dhe mësohet një religjion konkret”.
Gjykata Kushtetuese solli vendim për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të qeverisë në seancën e 26 shkurtit, pasi pranoi iniciativën e dorëzuar nga një qytetar nga Probishtipi. Në seancën e sotme, gjykata i pranoi si të bazuara pretendimet e theksuara në iniciativë se, me miratimin e vendimit të kontestuar, Qeveria ka shkelur dispozitën kushtetuese për ndarjen e shtetit nga çështjet fetare.
Sipas kushtetueses, Bashkësia Fetare Islame nuk ka te drejtë të themelojë shkollë private sepse kushtetuta e vendit nuk e lejon një gjë të tillë dhe se institucionet fetare nuk kanë të drejtë të themelojnë gjimnaze.
Sipas legjislacionit aktual të shtetit, nxënësit të cilët mbarojnë medresenë, mund të regjistrohen vetëm në fakultetet teologjike, pasi shteti nuk ua pranon diplomat dhe me ketë nuk pranohen në universitetet e tjera të vendit.
Për këtë, nxënësit por edhe Bashkësia Fetare ka ngitur zërin disa herë të kërkuar zgjidhje të problemit, përkatësisht akreditim të medreses. Ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, vitin e kaluar, në pragë të fushatës parazgjedhore, njoftoi se Qeveria ka sjell vendim për njohjen e diplomave dhe me këtë është zgjidhur problemi i këtyre nxënësve.
Teuta Buçi /SHENJA/