(VIDEO) Gjorgjievski: Dyert e koalicionit tonë janë të hapura për të gjithë

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, pas rezultateve të raundit të parë zgjedhor, ku prin bindshëm para kundërkandidatëve të tij, ka shprehur mirënjohje qytetarëve për, siç tha ai, mbështetjen dhe besimin e madh që ka marrë. Megjithatë, Gjorgjievski është balotazh për rrethin e dytë me kandidatin e Levicës, Amar Mecinoviq. Ai tha se pret përkrahje nga të gjitha partitë politike.
ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT
“Dyert e koalicionit tonë janë të hapura për të gjithë. Dua të ofroj bashkëpunim me të gjithë kandidatët dhe strukturat politike që nuk hyjnë në rrethin e dytë, sepse Shkupit i duhet punë, jo politikë”.
Ai theksoi se fitorja në raundin e parë nuk është personale, por siç tha, “fitorja e të gjithë atyre që besojnë në një Shkup të zhvilluar, evropian dhe funksional”. Gjorgjievski njoftoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të jetë i pranishëm në çdo lagje, në çdo rrugë dhe në çdo shtëpi, me qëllim që siç u shpreh, të bisedojë me qytetarët dhe të paraqesë programin për një Shkup më të mirë.
Samir Mustafa /SHENJA/