(VIDEO) Gjobë prej 2.450 euro për operatorin e ushqimit

(VIDEO) Gjobë prej 2.450 euro për operatorin e ushqimit

Pas masave të ndërmarra për pastrim dhe dezinfektim të përgjithshëm në kuzhinën e SHF “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën Karposh, inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari sot sërish kanë marrë bris nga sipërfaqet e punës për të verifikuar sigurinë e ambientit. Punonjësit e kuzhinës janë dërguar në kontrolle të jashtëzakonshme sanitare, ndërsa kuzhina do të mbetet e mbyllur deri në marrjen e rezultateve laboratorike.

AUV tani më zyrtarisht i ka marrë  rezultatet nga analizat laboratorike të mostrave të ushqimit dhe brisjeve të marra në kuzhinën e “Dimo Haxhi Dimov”, si dhe nga kontrollet e jashtëzakonshme të kryera në kuzhinat e nëntë shkollave të tjera fillore në Karposh, të cilat menaxhohen nga i njëjti operator ushqimi.

Rezultatet kanë treguar se musaka e shërbyer në këtë shkollë nuk i plotësonte kriteret mikrobiologjike të sigurisë, pasi është konstatuar prania e  bakterejve nga grupi Enterobakterie. Për këtë shkelje, operatori i ushqimit është gjobitur me 600 euro, ndërsa personi përgjegjës me 300 euro.

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARIS

Me 600 euro në kundërvlerë në denarë dhe 300 euro për personin përgjegjës është gjobitur operatori i ushqimit, sepse nga mostrat e marra në SHF “Dimo Haxhi Dimov” është konfirmuar që musaka e servuar nuk i plotëson kriteret mikrobiologjike të sigurisë, respektivisht është konstatuar prania e bakterieve (Enterobacteriaceae). Nga mostrat e marra të ushqimit dhe brisjeve në kuadër të kontrolleve parandaluese në nëntë shkollat fillore, në një mostër ushqimi është konstatuar prania e bakteries Esherihia Koli, për çka është urdhëruar që ai ushqim  të hiqet nga përdorimi. Dy nga brisjet e testuara kanë rezultuar pozitive”.

Për parregullsitë e konstatuara, operatorit të ushqimit i janë shqiptuar edhe dy gjoba të tjera prej 900 euro secila. Një gjobë shtesë prej 650 eurosh është vendosur për mosposedim të certifikatës së higjienës për një punonjës dhe për mungesë të kushteve teknike të punës, konkretisht mungesën e ujit të ngrohtë në dy prej kuzhinave shkollore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING