(VIDEO) Gjeorgievski paralajmëron rikonstruim të Kalasë, Çarshisë, Urës dhe Akuaduktit

(VIDEO) Gjeorgievski paralajmëron rikonstruim të Kalasë, Çarshisë, Urës dhe Akuaduktit

 

Shkupi po bën përgatitet e vazhdueshme që në vitin 2028 të jetë Qytet i Kulturës. Në vigjilje të kësaj, sot në kryeqytet erdhën kryetar të komunave nga Gjermania, Sllovenia dhe vende të tjera për të parë nga afër vendet në të cilat do të realizohet ky manifestim. Nikoqiri, Orce Gjeorgjievski, tha se Shkupi po bën të gjitha përgatitjet për të mirëpritur në mënyrë sa më të mirë këtë organizim me përmasa botërore.

Me qëllim që organizimi të jetë sa më i mirë, Gjeorgjievski paralajmëroi rikonstruimin e Çarshisë së Vjetër, Urës së Gurit, Akuaduktit po edhe Kalasë së Shkupit, që pritet të jenë pikat kyçe të këtij organizimi.

ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT – 3,38-

Rekonstruimi i kalasë së vjetër, sepse pjesa më e madhe e organizimeve do të mbahen pikërisht në kala, Çarshia e Vjetër e Shkupit, për të cilën punimet filluan nga dita e djeshme, akuadukti, që në të vërtetë është edhe simbol i qytetit, një kujtim i rrallë në Europë që kemi fatin ta kemi në Shkup. Ajo do të kthehet në skenë ose arenë verore që do të jetë tërheqëse edhe për vet shkupjanët po edhe për ata që do të vijnë nga europa dhe jo vetëm. Do të ndërtojmë edhe mega parqe. Një nga simbolet që do të mbetet është edhe posta e vjetër të cilën do ta marrim nën integrencat tona”.

I vetëdijshëm se situate vende vende në qytet është kaotike shkaku I mbeturinave, mungesës së transportit po edhe problemeve tjera, Gjeorgjivski tha se po punohet me shumë vullnet që gjendja të përmirësohet.

ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

Sot kisha mundësi që t’i shëtisë musafirët në kala, tek Ura e Gurit po edhe në kej rreth Vardarit për t’ua prezantuar atyre. Punojmë në mënyrë intensive. Qyteti aktualisht është në gjendje stabile. Nuk i kemi borxh askujt, veç asaj, kemi edhe mjete financiare rezervë, nga 4 deri në 6 milionë euro. Kompani serioze dhe të përgjegjshme po na ndihmojnë këtë periudhë, kemi siguruar mjete që përmes asociacioni turk, MATO, të bëjmë ndriçimin e Urës së Gurit sepse për 20 vjet nuk ka pasur ndriçim siç kërkohet. Është lënë në harresë, ndërsa është një nga simbolet e qytetit”.

Veç projekteve të përmendura, Gjeorgjievski premtoi edhe ndërtimin e një kinemaje, rikostruimin e kopshtit zologjik dhe shumë projekteve të tjera. Paralajmëroi 100 autobus të rinjë për Ndërmarrjen për Qarkullim Publik po edhe 50 autobus që do të shërbejnë për lehtësim të qarkullimit ndërurban.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING