(VIDEO) Gjendja e infermieres që u infektua nga ethet hemorragjike është stabile
Infektimi me ethet hemorragjike kongo-krime, nga e cila vdiq 27 vjeçarja nga Shtipi, nuk transmetohet aq lehtë sikurse koronavirusi, por për transmetimin e tij duhet të ketë sekrecione ose gjak. Kështu sqaroi infektologia Dobrinka Naunova Jovanovska, duke bërë me dije se pacientja e infektuar është në gjendje stabile, por është në ditët e para të sëmundjes. Sipas saj kjo sëmundje evoluon dhe përkeqësimi mund të bëhet disa ditë pas infektimit.
Dobrinka Naunova Jovanovska, Klinika Infektive
“Pacientja për momentin është në gjendje stabile, parametrat po ndiqen vazhdimisht që mos të vije te ndonjë përkeqësim. Është dita e pestë që është sëmurë, por ndiqet vazhdimisht që mos të vijë deri te ndonjë përkeqësim. Tek kjo sëmundje konkrete është shumë me rëndësi terapia suportive, terapi zëvendësuese, që të kompensohet gjithëçka që humbet. Mendoj se pacientja do të mbetet në gjendje stabile”.
Më tej, sqaron se infermierja u infektua pasi pacientja kishte sasi të mëdha të sekreteve, ekskrete, gjakderdhjes, të cilat materie mund të transmetohen. Pra, edhe krahas masave mbrojtëse që i kemi ne si personel, gjithëçka është e mundur kur ka aq sasi të madhe të materialit infektues.
Ndërkaq, për shkak të kontakteve, deri tani janë lëshuar 40 vendime për mbikqyrje shëndetësore për këtë infeksion. Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësorë dhe Sanitar Renata Mlladenovska njoftoi se 11 persona, që kanë pasur kontakt me punonjësen shëndetësore në Klinikën Infektive, janë vendosur në mbikëqyrje ditore.
Renata Mlladenovska, drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësorë dhe Sanitar
“Ne si institucion kemi dhënë edhe 11 vendime, gjegjësisht kontakte me pacienten e hospitalizuar, e cila është edhe e punësuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Ato 11 kontakte do të jenë nën mbikqyrje shëndetësore 14 ditore”.
Më herët, 29 punonjës shëndetësorë u vendosën në mbikqyrje shëndetësore sepse kanë qenë në kontakt me 27 vjeçaren që ndërroi jetë si pasoj e këtij infeksioni, që u shkaktuar nga pickimi i rriqrës.
Edhe zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq gjatë ditës u shpreh se nuk ka nevoj për panikë dhe se në të ardhmen e afërt nuk priten raste të reja të etheve hemorragjike kongo-krime. Mirëpo siç shtoi, kjo nuk do të thotë se duhet të shmangim një epidemi të re, e cila do të rrezikojë seriozisht jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Para disa javësh, një 27-vjeçare nga Shtipi, u pickua nga rriqra dhe ndërroi jetë. Më 27 korrik laboratori i virologjisë vërtetoi shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientja e cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive.
Emine Ismaili /SHENJA/