(VIDEO) Gjatë dhjetorit janë grumbulluar 13.000 tonë mbeturina komunale në Shkup

(VIDEO) Gjatë dhjetorit janë grumbulluar 13.000 tonë mbeturina komunale në Shkup

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale Shkup, ka  njoftuar se gjatë muajit dhjetor të vitit 2025 ka grumbulluar dhe transportuar gjithsej 13 000 tonë mbetje komunale nga koshat e amviserive individuale dhe nga kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në territorin e qytetit të Shkupit.

NP HIGJIENA KOMUNALE

“Ekipet e ndërmarrjes kanë larguar edhe 2 200 metër kub mbetje kryesisht voluminoze dhe ndërtimore nga deponitë ilegale të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit’’.

Nga ndërmarrja informojnë se eko-patrulla e Higjienës Komunale gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, kanë  realizuar një numër të madh bisedash edukative me përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe me persona që janë kapur duke hedhur mbetje në mënyrë të parregullt.

Higjiena Komunale gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka përpiluar 225 procesverbale, pjesa më e madhe e të cilave, plot 85, ka qenë për Komunën Karposh. /SHENJA/

MARKETING