(VIDEO) Gjashtë muaj pa paga, autobusët privat ndërpresin punën

(VIDEO) Gjashtë muaj pa paga, autobusët privat ndërpresin punën

Vonesa prej gjashtë mujash të pagave, borxhe të mëdha, pagesë 72 denarë për kilometër, prej 134 denarë kilometri që duhet të paguhet sipas rregullores, janë këto disa probleme që kanë shtyer autobusët privat që edhe për dy ditë të vazhdojnë të punojnë me linja të reduktuara, dhe më  pas t’i ndërpresin krejtësisht derisa t’u zgjidhen të gjitha problemet. Linja e fundit e autobusëve privat do të jetë ditën e premte në orën 10 të mëngjesit.  Shoferët thonë se ata kanë borxh diku rreth 110 milionë euro.

Hisen Halili, shoferë autobusi

“Ne kemi dy probleme që janë shumë të mëdha që duhet të zgjidhen urgjentisht. Problemi i parë pagesa jo e rregullt, dmth nuk i marrim paret për punën që e bjëmë rregullisht, ka vonesa prej gjashtë muajve, borxhi u rrit shhumë i madhë dhe kemi arritur në një pikë që nuk mund të vazhdojmë më. Problemi i dytë është çmimi i ulët, dmth me këtë çmim që vozisim ne, vetëm harxhimet që arrijmë t’i mbulojmë kurse për neve nuk ka asgjë, faktiskisht ne jemi duke punuar gratis si shoqatë humanitare”

Muhadin Halili, i cili e mban familjen vetëm nga puna e autobusëve, thotë se tashmë prej një jave punëdhënësi i tij i’a ka ndërprerë punënë pasi që nuk ka mundësi që ta paguajë.

Muhadin Halili, shoferë autobusi

“Quhem Muhadin Halili, pronari im quhet Hasan, dhe ai tash ma ka ndërpre punën se nuk ka mundësi me vozit, deri tash si më ka treguar ai 35 mijë euro i ka dhënë para të vetat, jo nëpër pompa por ka pas para të gatshme. Kemi informata se de deri në 50-70 mijë eru kanë dhënë para të veta”

Ata thonë se nga drejtori i mëparshëm kanë marrë disa herë premtime se do t’i marrin parat që i takojnë, por nuk është realizuar e njëjta. Në mënyrë që këto ditë të funksionojnë, ata thonë se japin dhe marrin mes vete naftë, që të mund të punojnë, por kjo nuk do të zgjasë shumë.

Oliver Petrushevski shoferë autobusi

“Nga Ndërmarrja e Transportit Publik na kanë premtuar se do të ketë para duroni edhe ndonjë ditë, nga drejtroi i mëparshëm kemi pasur disa premtime se do të ketë para, por për fat të keqë premtimi nga ana e tij nuk është mbajtur. Përë këtë dua të ju njoftojë, se borxhi jonë është  i madhë , nuk kemi marrë para që nga janari. Shumat e borxhit janë jo zyrtare, diku reth 110 milionë euro plus kemi një muaj që ende nuk është fakturuar”

Nga ana e drejtorit të ri nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje konkrete se a do të zgjdihet problemi i tyre. Ata thonë, kushdo qoftë që është i gatshëm t’ua zgjidhë problemin ata janë të hapur që të diskutojnë, por për tu kthyer në punë duhet ti marrin parat që kanë nevojë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING