(VIDEO) Gerkovska: Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët në përballjen me korrupsionin

(VIDEO) Gerkovska: Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët në përballjen me korrupsionin

Hallka më e dobët në ballafaqimin me korrupsionin është  sistemi jonë  gjyqësor. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. Ajo tha se pret nga gjyqësori një hap përpara, pas sipas saj, këtë e presin edhe qytetarët.

SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË

“Secili instutucion në atë sistem e ka rolin e saj dhe këtë e kam thënë shumë herë, secili prej neve duhet t’i kryen me shumë përgjegjësi  dhe në mënyrë profesionale detyrat e tyre, në lidhje me që kanë me shoqërinë. Fatkeqësishtë hallka më e dobët tek ne është gjyqësori dhe shpresoj se më në fund të gjitha porositë që i marrim edhe nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga qytetarët e vendit tonë, do të arrin deri tek  gjyqësori”

Zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, tha se presin në vazhdim të shohin se si sistemi i drejtësisë do të trajtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Gërkovskës, ajo që qytetarët  e vendit  duan të shohin është drejtësia dhe  të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

E pyetur për konfliktin e interesave për kompaninë e vëllait të zv.kryeministrit, Artan Grubi, e cila ka marrë fonde nga Qeveria, ajo theksoi se pret që kjo çështje të ngrihet dhe të hetohet nga Komosioni për Antikorrpusion, pasi siç thotë ajo,  është në kompetencën e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING