(VIDEO) Gerasimovski: Duhet shumë para për të eliminuar ndërtimet pa leje

(VIDEO) Gerasimovski: Duhet shumë para për të eliminuar ndërtimet pa leje

Për dy objekte që janë planifikuar të largohen në muajin e fundit na nevojiten rreth 5 milionë denarë që t’ua bëjmë të pamundur  funksionimin. E për të hequr të gjitha objektet nevojiten disa herë më shumë mjete, deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

GORAN GERASIMOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS QENDËR

“Ne po përballemi me një problem me disa ndërtime pa leje që po ndërtohen në tokë shtetërore, në brez të gjelbër. Edhe pse është vepruar tërësisht nga ne si komunë, janë vendosur shirita të verdhë, janë shqiptuar penalitete për heqjen dhe shembjen e një objekti të egër, jemi përballur me burime të mëdha financiare që duhet t’i përdorim për heqjen e tyre. Për dy objekte që janë planifikuar të largohen në muajin e fundit na nevojiten rreth 5 milionë denarë që të mos funksionojnë”

Jemi duke u përballur me një problem sepse do të shemben disa shtylla të objektit, ai nuk është funksional por në të jetojnë të pastrehë, duke krijuar probleme shtesë në mjedis dhe për të hequr të gjithë objektin duhen disa herë më shumë mjete si dhe është problem i madh për komunën dhe buxhetin komunal, shtoi  kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING