(VIDEO) Gashi pret momentin e duhur për ta vënën në votim Ligjin për përfaqësim të drejtë

(VIDEO) Gashi pret momentin e duhur për ta vënën në votim Ligjin për përfaqësim të drejtë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se seancën për votimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, do ta vendos ai kur ta hedh në votim, sepse thotë se këtë ja lejon Rregullorja e Kuvendit. Në brifingun e sotëm me gazetarë, ai theksoi se nuk e kanë ndërmend që këtë ta bëjnë fshehurazi sepse do të thirret seancë dhe më pas do ta vendos plenumi, por ritheksoi se është e drejtë e tij që të vendos se kur është momenti më i duhur për ta vendosur në seancë këtë ligj.

MARKETING

Description of image

Lidhur me akuzat e Frontit Evropian se kryetari po pret mundësinë që të kontrabandoj Ligjin për Përfaqësim të Drejtë,  kryetari Gashi thotë se është e pavërtetë dhe frikë e panevojshme. Ndërsa për ligjin u shpreh se ai mund të ketë mangësi, por mendon që është më mirë të ketë ligj se mos të ketë fare.

Afrim Gashi, kryeparlamentar

“Nuk është ideja që të kontrabandohet diçka që ne e kemi filluar dy vite…Unë po provoj që të krijohet hapsirë të diskutohet mes të grupeve parlamentare që të që po e presim 22 vite dhe nga ana tjetër po përgatitet dy vite në instance më të larta të ekspertëve, të politikës e kështu me radhë. Në asnjë moment nuk kemi thënë se ligji është perfekt, ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po presupozohen apo po preudikohen… Shumë më mirë është të kemi një ligj se sa mos të kemi fare”.

Gjithashtu kryetari i Kuvendit tha se opozita po tenton që ta bllokoj punën e Kuvendit, me kërkesa për procedurale, por u shpreh se ai nuk do ta lejoj keqpërdorimin e proceduraleve.

Afrim Gashi, kryeparlamentar  

“Mendoj se po tentohet për herë të parë që të bllokohen seancat e Parlamentit me procedurale. Koordinatorët kanë të drejtë njëherë të argumentojnë për procedurën e rrjedhës së seancës për një pik të rendit të ditës. Mund të paraqiten të thonë është kështu apo ashtu. Edhe pse në Rregullore nuk është e cekur që mund ta bëjnë vetëm njëherë, por ajo nënkuptohet”.

Deputetët ia fillojnë pushimit vjetor më 1 gusht ndërsa rikthehen pas 21 ditëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING