(VIDEO) Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë është bazë e mirë që mund të përmirësohet në të ardhmen

(VIDEO) Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë është bazë e mirë që mund të përmirësohet në të ardhmen

Në prezencë të deputetëve të shumicës dhe në mungesë të deputetëve opozitarë, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka paraqitur raportin 2 vjeçarë të punës së Kuvendit.

Në paraqitjen e tij, Gashi tha se Kuvendi në këto dy vite ka qenë më pragmatik dhe në më pak seanca ka miratuar numër më të madhë të ligjeve, përdallim nga vitet e kaluara. Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë mbajtur gjithsej 196 seanca plenare, janë miratuar 710 akte dhe janë realizuar 29 seanca kushtuar pyetjeve të deputetëve, prej të cilave 16 kanë qenë të rregullta.

I pytur nga gazetarët, Gashi foli edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që pritet më 10 qershor të hidhet në lexim të parë në seancë pleanre. Ai tha se ligji edhe mund të ketë mangësi, por është bazë e mirë e cila në të ardhmen me debate me amendamente mund të përmirësohet.

AFRIM GASHI – KRYETAR I KUVENDIT

Asnjë ligj nuk është i përkryer. Mendoj se kjo formë se si është i tërë sistemi është mënyra më e mirë e mundshme, por koha është testi më i mirë për çdo ligj. Në momentin që e shohim se duhet të përmirësohet, ne mund të ulemi sërish dhe ta diskutojmë dhe të përmirësohet ligji në të ardhmen. Por, në mes asaj që të mos kemi fare ligj dhe të kemi një ligj, në këtë formë të përpiluar, përgatitur dhe të futur në procedurë në format më të mira të mundshme, në procedurë të rregullt me debate me komitet me debat të hapur, është mënyra më e mirë”

Duke u rikthyer në kohë, Gashi thotë se si opozitarë në vitin 2018-të e kishte votuar ligjin për gjuhët edhe pse ka qenë i bindur se ligji në fjalë, nuk e absollvon çështjen e gjuhës. Prandaj, sipas Gashit është e pakuptimtë se pse opozitarët e sotëm, nuk e mbështesin ligjin për përfaqësim.

AFRIM GASHI – KRYETAR I KUVENDIT

“Mendoj që po bëhet një veprim jashtëzakonisht pozitiv. Në vitin 2018-të, unë kam qenë deputet dhe pikërisht, këtu në këtë sallë si deputet i opozitës e kam votuar ligjin për gjuhët për të cilin, kam qenë i bindur se nuk e absolvon, përdorimin e gjuhës shqipe dhe sot, nuk e kuptoj se pse opozita nuk e voton një ligj i cili, nuk është trajtuar si çështje, me ligj deri më tani”

Kur jemi tek ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhet të potencojmë se opozita ka paralajmëruar bllokimin e ligjit të propozuar nga Qeveria dhe jo vetëm, Lidhja Shqiptare e Selës ka paraqitur ligj paralel në seancë parlamentare duke pretenduar se ligji i tyre është zgjidhja reale e problemit të përfaqësimit etnik dhe gjinor.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING