(VIDEO) Ganiu akuzon Arsovskën për mos investime në komunën e Çairit

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu i pyetur lidhur me projektet e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore tha se projektet në afatet e tyre kohore janë duke u realizuar dhe se kjo flet se nuk është fushatë parazgjedhore. Ai theksoi se janë 25 porojekte të cilat do të realizohen brenda këtij viti.
VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Janë mbi 25 projekte dhe neve sipas asaj formule na takojnë diku 9 milionë euro, ne kemi projekte për 10 milionë euro, ndoshta ndonjë prej atyre projekteve duhet të bie, ose në qoftë se ka gatishmëri nga qeveria, diku tjetër mungojnë projekte dhe nuk mund t’i japin të gjitha mjetet, atëherë të kemi mundësi dmth që të gjitha projektet të miratohen nga komuna e Çairit ”.
Ganiu duke folur për projektet akuzoi kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovksa për të cilën thotë se nuk ka investuar as 1 milion euro për komunën e Çairit dhe siç sqaroi ai, sipas procedurave normale, komuna e Çairit ka gjeneruar mjete për qytetin e Shkupit diku mbi 18 milon euro .
VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Komuna e Çairit çdoherë ka gjeneruar mjete edhe për qytetin e Shkupit dhe prej vitit 2020 e këndej, dmth ka inkasuar apo absorbuar mjete, apo ka gjeneruar Qytetii Shkupit nga Komuna e Çairit nga taksat dhe të gjitha llojet e komunaleve, diku mbi 18 milionë euro, ndërsa deri më tani nuk është investuar as një milion, shifra nuk ka mbërritur as një milionë euro që është investuar për këto 3 vjet e gjysmë, dhe ky është një diskriminim i plotë”.
Ganiu i pyetur për rrugët pa sinjalizime rrugore dhe vendkalime të sigurta për këmbësorë, thotë se ato bien në kompetenca të qytetit të Shkupit dhe se ka kërkuar disa herë nga qyteti i shkupit zgidhje por ka hasur në vesh të shurdhër.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/