(VIDEO) Fushe: Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike

(VIDEO) Fushe: Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike

Diplomati i njohur francez dhe  ekspert i gjeopolitikës, Mishel Fushe në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA porosit se ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për vendosje të bullgarëve dhe bashkësive tjera në Kushtetutë janë vetëm çështje teknike për shkak se në të tashmë kemi duzinë pakicash.

Mishel Fushe

“Në Kushtetutën tuaj tashmë ka garanci për rreth gjysmë duzinë të pakicave të cilët ndodhen këtu. Mungojnë dy ose tre – malazezët, bullgarët, kroatët. Bullgarët janë 3 500 persona. Këtu nuk flas për pasaportat. Sinqerisht këtu nuk shoh kurrfarë rreziku, as kanosje. Mendimi im për amendamentet, t’ju përgjigjem në pyetjen, edhe pse nuk do të doja të përzihem në punët tuaja të brendshme është se bëhet fjalë për problem teknik. Problem teknik është për shkak se në Kushtetutë tashmë ekziston ky status i pakicave”.

Ai thotë se pasi  ato amendamente do të hyjnë në Kushtetutë, automatikisht kalohet në fazën e dytë të negociatave. Fushe thekson se kjo çështje duhet të  zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur dhe këtë ai e quan  interes kombëtar.  “Unë nuk jam maqedonas, kjo është vetëm një këshillë miqësore”, thotë Fushe, i cili është profesor i gjeopolitikës së zbatuar. Diplomati pret që në vend të gjindet mençuri dhe të bëhet ky hap për shkak se shteti tashmë ka humbur 15 vite.

Mishel Fushe

“Maqedonia e Veriut humbi 15 vite në inkuadrimin drejt NATO-s, jo për shkak të fajit personal, por për shkak të fqiut jugor. Kjo është gjeopolitika e emrit dhe rreziku është që të humbet kohë edhe me një fqinj tjetër, Bullgaria. Shpresoj se në këtë vend do të gjindet mençuri e mjaftueshme, pragmatizëm dhe largpamësi që të ndërmerren vendimet të cilat i përkasin interesit kombëtar. Nga njëra anë në interesin tuaj është që të konsolidohet ai model tipik i Maqedonisë, qytetar i shoqërisë multietnike dhe t’i shtohet edhe një dimension tjetër i përkatësisë, përkatësisë drejt identitetit evropian”.

Më  19 korrik të vitit të Kaluar vendi nisi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve.  Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. /SHENJA/

 

MARKETING