(VIDEO) Fronti Evropian akuzon qeverinë për zhbërjen e projekteve në kurriz të shqiptarëve

(VIDEO) Fronti Evropian akuzon qeverinë për zhbërjen e projekteve në kurriz të shqiptarëve

Tema e ngjalljes së retorikës nacionalite qëndron pothuajse në çdo reagim të partive dhe politikanëve. Madje, duket se doza e saj rritet çdo ditë e më shumë. Më i ashpër dhe i drejtëpërdrejtë në reagime kundër shqiptarëve ishte njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës, Petar Bogojeski, kryetar i partisë Koncepti Maqedonas. Ai pa u kursyer aspak ofendon rëndë shqiptarët duke i quajtur fshatarë, të frustruar, shiptari dhe ofendime të tjera, pas çka reagoi Aleanca e Shqiptarëve e Ziadin Selës. Në reagimin për media, ata thonë se Bogojeski ofendon shqiptarët, ndërsa përfaqësuesit e VLEN i quan “kafshë e padëfryer”, ata ende heshtin.

ASH

Njëri nga partnerët e koalicionit, Petar Bogojeski, mik i kryeministrit dhe presidentes, ofendon rëndë shqiptarët dhe kjo kalon si diçka normale pa i penguar askujt. Në fakt ky është rreziku i vërtetë për tensione dhe jo e drejta e shqiptarëve për tu mbrojtur dhe për të ngritur zërin kundër nënçmimeve dhe ofendimeve si këto”.

Ndërsa Bogojeski kundëreagoi ndaj ASH-së.

Petar Bogojeski, Koncepti maqedonas

AA si bashkëpunëtorë të dëshmuar të elitave të korruptuara të BDI-së dhe Ali Ahmetit kanë më së paku të drejtë të flasin për moralin, drejtësinë apo mbrojtjen e të drejtave qytetare!”.

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan Qeverinë aktuale monoetnike, pasi siç thonë ata, pushteti ka stopuar projektin për bulevard në rrugën për Kosovë “Hasan Prishtina”.

BDI

BDI e konsideron të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën ‘Slovenia’, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë”.

Për të njejtën temë ka reaguar edhe Elmi Aziri nga ASH-ja e Ziadin Selës.

Elmi Aziri, ASH

Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Paraqe dhe Gjelbrime!”

Përplasje për nacionalizmin kishte edhe mes vetë partnerëve të koalicionit. Pasi Maksim Dimitrievski, kryetar i Partisë Znam, tha se VLEN po bëhet si BDI-ja, këtë e komendoi Arben Taravari, njëri nga liderët e Vlen-it.

Arben Taravari, VLEN

Nuk dua ta komentoj z.Dimitrievskin. Mendoj se është shumë e ulët, ideja e atij është që të poentojë në këtë periudhë dhe është puna e tij. Mund të komentoje, për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe Dimitrievski por mënyra se si mundohet të marrë përkrahje politike, më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon përsëri partia e tij në Kumanovë dhe do t’i duhen votat shqiptare”.

Maksim Dimitrievski, ZNAM

BDI tashmë është punë e parë dhe një e kaluar. Duhet të krijojmë politika të reja për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit, sepse qytetarët tashmë nuk janë të ngarkuar, kush çfarë flamuri do të valojë ose kush është pengu më i madh për të përmbushur disa platforma dhe strategji kombëtare të theksuara”.

Deklarata të ngjajshme dhe reagime të këtilla nga partitë si në pushtet edhe ato në opozitë, janë të vazhdueshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING