(VIDEO) Fronti Europian zgjodhi presidentin dhe kryeparlamentarin në një seancë të improvizuar

(VIDEO) Fronti Europian zgjodhi presidentin dhe kryeparlamentarin në një seancë të improvizuar

Fronti Europian në Shkup ka simuluar seancën konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare ku me 120 vota pro zgjodhën Ziadin Selën kryetar të kuvendit dhe Bujar Osmanin president të shtetit. Bujar Osmani në fjalimin e tij tha se zgjedhja e tij për president është realizimi i ëndrrës së kahëmotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet. Ai duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese kërkoi që të ketë konsensus për çështjen e kapitujve dhe negociatave me BE-në.

BUJAR OSMANI KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA FRONTI EUROPIAN

“Nuk ka më dallime pavarësisht kush është pozitë dhe opozitë. Për shkak se rregullativat dhe direktivat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativave dhe dinamikave. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”.

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti i cili është edhe kandidat për deputet në zonën zgjedhore 6 tha se vendi ynë duhet ta ketë synim paqen me të gjitha vendet e rajonit e në veçanti me fqinjët. Ai shtoi se ne kemi republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare që kryetari i ardhshëm i shteit të zgjidhet në kuvend.

ALI AHMETI: LIDER I BDI-SË 

“Sa më lojal shteti aq më lojal janë qytetarët. Sa më përfillës shteti aq më shumë besueshmëri kanë qytetarët tek shteti I tyre, shtet I cili jo në mënyrë arbitrare të vendos mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi të mëdha për të qenë të barabartë, prandaj ne këtë postulat e kemi pasur parasysh, prandaj  njëzëshëm mbështesim ndryshimin e kushtetutës gjithashtu mbështesim që pas 5 vjetësh presidenti aktual të ngrejë iniciativën që kryetari I shtetit të zgjidhet në kuvend sepse është një reflektim i drejtërpërsëdrejtë i përfaqësimit të qytetarëve në organin më të lartë ligjvënës”.

Kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe kandidati për deputet nga fronti europian në zonën e 5 zgjedhore deklaroi se si ASH bashkë me frontin europian i përkrahin ndryshimet kushtetuese sepse mendojnë se është rruga e vetme në mënyrë që siç tha ai të bëhemi më të begatë si shoqëri dhe me të denjë si shtet.

ZIADIN SELA, LIDER I ASH-SË

“ Para nesh kemi ndryshimet kushtetuese një hap shumë i rëndësishëm të cilën gjithsecili prej nesh bashkarisht duhet ta marrim në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e progresit, zhvillimit, stabilitetit, ndërtimit të paqes dhe të marrë vendin që meriton aty në perëndim, bashkë në Europë dhe natyrisht kjo të garantojë perspektivë dhe ardhmëri më të madhe për qytetarët pamarparasysh përkatësisë etnike këtu në RMV”.

Në seancën e impovizuar të “frontit europian” u votuan edhe ndryshimet kushtetuese .

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING