(VIDEO) Fronti Europian publikoi emrat e kandidatëve për deputetë

(VIDEO) Fronti Europian publikoi emrat e kandidatëve për deputetë

“Fronti Europian” publikoi emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët garojnë në zgjedhjet e majit. Arbër Ademi nga  ky koalicion njoftoi se në zonën e parë zgjedhore bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, ndërsa pas tij Ilir Hasani, në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë Sadulla Duraku, i pasuar nga Skender Rexhepi . Ademi theksoi se zonës zgjedhore 6 i prin lideri i “Frontit Europian” Ali Ahmeti.

ARBER ADEMI NGA KOALICIONI FRONTI  EVROPIAN

“Në zonën e tretë zgjedhore bartës liste do të jetë Sulejman Baki, në zonën e katërt zgjedhore bartës liste është Enver Usein, në zonën e 5 zgjedhore bartës liste është Ziadin Sela i ndjekur nga Musa Xhaferi. Në zonën e 6 zgjedhore prin arkitekti i ‘Frontit Europian’ Ali Ahmeti, i pasuar nga kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi, Iire Dauti, Menduh Thaçi”.

Ademi tha se në këto zgjedhje koalicioni “Fronti Europian” pritet t’i marë më shumë se 20 deputetë dhe theksoi se në zgjedhjet e prillit dhe majit ata do të garojnë për secilën votë të secilit qytetarë pa dallim etnie.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING