(VIDEO) Fronti Europian debat për qeverinë me Badenter

(VIDEO) Fronti Europian debat për qeverinë me Badenter

Fronti Europian organizoi panel diskutimi me përfaqëses akademik kushtuar badenterit apo shumicës së dyfishtë. Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi pas përmbylljes së diskutimit tha se badenteri në mënyrë implicite dhe gjysëm eksplicite përcakton nëse reprezenti i vullnetit të komunitetit jo shumicë nuk mund të mbetet i papërfillshëm.  Ai theksoi se qeveria mund të formohet  edhe me 61 deputetë por siç tha ai duhet të ketë qeveri edhe me badenter.

ARBËR ADEMI ZËDHËNËS I BDI-SË

“Temë diskutimi ishte shumica e dyfishtë si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes së Ohrit me çka u elaborua edhe historiku se si ka ardhur deri te kjo kategori kushtetuese ligjore e cila tashmë është pjesë e rendit juridik të RMV-së, po çka edhe nënkupton ky instrument vizavi zgjedhjeve të cilat i kemi tani dhe retorikës e narrativit i cili po përdoret tani veçanarisht nga VMRO DMPNE e cila sugrisht se parapelëqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera, tenton të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet edhe si komunitet po edhe si parti politikie vizavi komuniteteve tjera, pra rreziqet nga një narrativ i tillë”.

I pyetur se si do të veprojë fronti europian nëse VMRO-DPMNE nuk do të bashkëpunojë me partinë fituese shqipëtare, Ademi tha se për ta në fokus si opsion politik është partneriteti me qytetarët dhe theksoi se në komunat e shqiptarëve fronti eurpian ka shënuar fitore. “Fitorja do të jetë edhe më e madhe me 8 maj sepse shqiptarët dinë të ndëshkojnë të gjithë ata që për ambicie të pushtetit ulen në prehërin e dikujt tjetër”, tha Ademi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING