(VIDEO) Frikë nga hakerët, formohet grup ndërinstitucional për sfidat e sigurisë

(VIDEO) Frikë nga hakerët, formohet grup ndërinstitucional për sfidat e sigurisë

Për shkak të sulmeve të hakerëve ditëve të fundit, në opinion është ngritur çështja e mbrotjes së të dhënave personale. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë konstatuar se në vazhdimësi po punojnë për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve. Nga Komisioni thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

“Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë”

Ndërkaq, para disa ditësh kishte sulm hakerësh në disa institucione ku pas kësaj, Shoqata e Inxhinierëve të Maqedonisë së Veriut kërkoi informacione nga organet kompetente për të kuptuar se çfarë po ndodh për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, kështu duke përfshirë edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve i cili ishte cak i sulmeve kibernetike.

Sipas shoqatës së inxhinierëve, faqja zyrtare e Komisionit ishte sulmuar edhe gjatë zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare gjatë vitit 2020. /SHENJA/

MARKETING