(VIDEO) Formohet oda që synon përshpejtimin e ekspertizave gjyqësore

(VIDEO) Formohet oda që synon përshpejtimin e ekspertizave gjyqësore

Pa ekspertiza cilësore dhe të pa përgatitura në kohë, shumë procese gjyqsore janë zgjatur, e në disa raste është pamundësuar të sillet vendim i drejtë dhe objektiv. Prandaj, është formuar Oda e Ekspertëve ligjor, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas ministrit Igor Filkov qëllimi është që këtij procesi t’i siguriohet pavarsi, transparencë dhe profesionalizëm, që paraqet sipas tij një reformë në sistemin gjyqsor. Me këtë, ministri pret të rritet besimi në gjyqsor dhe të krijohet perceptimi për gjykim të drejtë dhe objektiv të procedurave gjyqsore.

Igor Filkov, ministër i Drejtësisë

Me këtë do të rregullohen problemet me të cilat janë përballur me vite ekspertët, si në aspektin e mbrojtjes së interesave të tyre, sidomos me dhënien e licencave dhe validitetin e tyre, ashtu edhe në spektin e mundësive për përparimin e punës së tyre. E gjithë kjo deri tani ka qenë e kufizuar përshkak të mosegzistencës së Odës”.

Ndërkaq, kryetari i Odës së ekspertëve ligjor Viktor Kamnar bëri me dije se do të ketë thirrje publike për ekspertë ligjor të ri dhe synimi është që në fillim të vitit të ardhshëm të jipen licencat e para për ekspertët.

Viktor Kamnar, kryetar i Odës së eksperëve ligjor

Muajin e ardhshëm do të shpallet thirrja publike për të gjitha ata që për herë të parë duan të jenë ekspertë. Ingerencat e marrjes së licencave janë në Ministrisë së Drejtësisë, si lecenca ashtu edhe nënshkrimi. Qëllimi ynë është që në fillim të vitit 2025, jo më vonë se muaji mars ose prill, t’i japim licencat e para”.

Oda e ekspertëve më 25 tetor është regjistruar në regjistrin Qendror.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING