(VIDEO) Filipçe: Protesta është e garantuar, por nuk duhet të keqpërdoret

(VIDEO) Filipçe: Protesta është e garantuar, por nuk duhet të keqpërdoret

E drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike. Kështu u shpreh kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM Venko Filipçe, për protestat e paralajmëruara të BDI-së. Ndërsa i pyetur se a do të bashkëpunojnë me këtë parti edhe krahas këtyre paralajmërimeve, Filipçe tha se kanë nisur porcesin e  bisedimeve për gjetjen e e partnerëve për zgjedhjet lokale.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Ne tashmë e kemi filluar procesin e bisedimeve dhe gjetjes së partnerëve për periudhën e ardhëshme për ciklusin e zgjedhjeve lokale, një pjesë e bisedimeve gradualisht po rrumbullaksohen, disa po zgjasin dhe disa do të nisin”.

Ndërsa, shtoi se takim me Arben Taravarin, deri tani nuk kanë pasur.

E për zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës, Filipçe u shpreh se edhe përkrah deklaratave të përfaqësuesëe të shumicës parlamentare se koalicioni qeveritar, zhvillimet e fundit po e tregojnë të kundërtën.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Kur një pjesë e koalicionit shkëputet, kjo është një shenjë se ai nuk është i qëndrueshëm. Le të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet ky proces, do të pasoj një periudhë dinamike”

Sa i përket kandidatëve të tyre për kryetarë komunash, për zgjedhjet e ardhshme lokale, Filipçe tregoi se kanë filluar procesin e seleksionimit, ndërsa shtoi se një pjesë e kandidatëve tashmë janë të njohur, e ato janë kryetarët aktual të cilët me shumë gjasa tha se do të kandidohen përsëri.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING