(VIDEO) Filipçe: Premtuan të luftojnë korrupsionin, bënë skandale tenderësh

(VIDEO) Filipçe: Premtuan të luftojnë korrupsionin, bënë skandale tenderësh

“Një nga zhgënjimet më të mëdha pas dy viteve qeverisje nga Hristijan Mickoski është dështimi i plotë për të ofruar një standard më të mirë jetese dhe një debakël në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësor, megjithëse kjo ishte një nga premtimet kryesore para zgjedhjeve”. Kështu deklaron kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga ku shton se Mickoski premtoi përgjegjësi, drejtësi dhe zhdukjen e korrupsionit në prokurimin publik, por që sipas tij, realiteti tregon një pamje krejtësisht të ndryshme, krim dhe korrupsion përmes tenderëve. Ai thotë se në vend të institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit, shteti po përballet me një partishmëri të fortë dhe abuzim të institucioneve.

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së

“Kur iu lut qytetarëve për pushtet, kryeministri premtoi përgjegjësi, sqarimin e konflikteve të interesit, nepotizmit, partishmërisë, premtoi drejtësi dhe reformë në gjyqësor. Siç u tha në Platformën #1198 – zhdukja e korrupsionit në prokurimin publik dhe tenderët. Ekipi antikorrupsion ka zbuluar skandale që përfshijnë tendera me vlerë mbi 150 milionë euro, të cilat nuk janë zhdukur. E vërteta është se gjyqësori kontrollohet rreptësisht nga partia. Në vend të drejtësisë dhe reformave, thjesht ka abuzim të të gjitha institucioneve të mundshme”.

Tutje ai shtoi se tenderët dhe interesat partiake janë bërë preokupimi kryesor i Qeverisë. Filipçe vlerësoi se pas dy vitesh qeverisjeje, në vend të drejtësisë, llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit, qytetarët kanë marrë institucione nën kontroll partiak, skandale tenderash dhe premtime të pambajtura. Sipas Filipçes, rezultatet e arritura janë një zero e madhe. Në reforma, në standardin e jetesës, në paga, në masa për të rinjtë, mbështetje për fermerët, për mësuesit, për mjekët, thjesht zero për rrugën evropiane.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING