(VIDEO) Filipçe: Ndryshimet kushtetuese të përfundojnë deri më 10 shkurt

(VIDEO) Filipçe: Ndryshimet kushtetuese të përfundojnë deri më 10 shkurt

ideri i LSDM-së, Venko Filipçe, prezantoi sot një rezolutë me të cilën përcaktohen vijat e kuqe të shtetit në procesin e integrimit evropian. Dokumenti thekson se gjuha, identiteti, historia dhe kultura maqedonase nuk mund të jenë objekt negociatash me Bashkimin Evropian.

Sipas Filipçes, Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të përmbushë të gjitha obligimet nga Korniza e Negociatave, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat ai i cilësoi si pengesa e fundit për hapjen e kapitujve. Në të njëjtën kohë, rezoluta ndalon pranimin e çdo kërkese të re me karakter bilateral ose identitar.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Ky është propozimi ynë për zgjidhje dhe për arritjen e objektivave të përbashkëta kombëtare e strategjike, me konsensus, pasi shumica e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin në BE”.

Dokumenti, i cili fillimisht do t’u shpërndahet të gjitha partive politike, më pas do të shkojë në Kuvend për miratim si dokument i përbashkët. Ai përmban një afat kohor të qartë dhe mekanizma mbrojtës në rast se ndonjë vend anëtar i BE-së prek çështjet identitare. Sipas afatit kohor për zbatimin e kësaj Rezolute, qeveria nga 15 deri më 25 nëntor 2025 duhet të deklarojë nëse qëndron në të njëjtin tekst apo përgatit dhe propozon tekst të ri të amendamenteve kushtetuese. Nëse propozon tekst të ri, ai të miratohet nga Qeveria dhe të dorëzohet në Kuvend deri më 1 dhjetor 2025.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Kuvendi të nisë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës dhe të arrijë deri në fazën e votimit të parë më së voni deri më 15 dhjetor 2025. Kuvendi ta përfundojë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës me votimin final më së voni deri më 10 shkurt 2026”.

Në të njëjtën ditë të votimit final dhe miratimit të Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve, Qeveria t’u dërgojë letër shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian se është përmbushur obligimi ynë për deblokimin e procesit negociues”.

Në të njëjtën ditë të votimit final, qeveria do të miratojë ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve dhe do të dërgojë një letër zyrtare tek shtetet anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian, duke njoftuar për përmbushjen e obligimeve për odblokimin e procesit negociues. Gjithashtu, qeveria do të dërgojë edhe dokumentet e nevojshme, të ashtuquajturit “udhërrëfyes”, të cilat shërbejnë si instrumente të zakonshme në proceset negociuese.  Filipçe theksoi se krijimi i një konsensusi kombëtar është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e procesit dhe për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit evropian.

/SHENJA/

MARKETING